
Dita Botërore e Turizmit, ja sa milionë turistë udhëtuan në 7 muajt e parë të 2023
Sot në mbarë botën festohet Dita Botërore e Turizmit . Fokusi i këtij viti është te “ investimet e gjelbra ”, q...
Kati i fundit i një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-parkut të autobusave në kryeqytet, në rrugën 'Sali Butka' pranë DPSHTRR.
Banorët e kësaj zone kanë dalë të alarmuar nga banesat e tyre. Ende nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.
Drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës Shkëlqim Goxhaj ka folur për mediat dhe beri me dije se në këto momente zjarri është nën kontroll dhe se nuk ka persona të lënduar. Ndërsa shtoi se dëmet materiale janë të mëdha.
“Në këtë moment situata e zjarrit është në kontroll. Po shkon drejt izolimit. Pjesa lindore ka përfunduar më shpejt. Po vazhdojmë me vatrën e fundit të zjarrit. Ka marrë përmasa të shpejta. Ka qenë diku në katin e dytë dhe është përhapur me shpejtësi deri në tarracë. Jemi interesuar për qytetarë të ndodhur dhe kemi bërë fillimisht evakuimin. Nga kontrollet që kemi bërë bashkë me policinë, nuk na rezulton të kemi qytetarë të dëmtuar.
Zjarri ka bërë dëm të madh dhe po shkon drejt izolimit. Në këtë moment nuk nuk mund të flasim për shkakun e zjarrit as rezultate përfundimtare. Do jemi këtu për të siguruar që mos të kemi humbje të jetës së qytetarëve. Zjarri ka qenë në pjesën e jashtme të objektit.
Dyert janë të blinduara, për momentin nuk i verifikojmë dot. Të dëmtuara banesa janë vetëm ato që kanë pasur hapur dritaret. Për momentin dallojmë vetëm dy hyrje të dëmtuara, pjesa tjetër duhet të verifikohet. Fasada ka përhapur vatrën e zjarrit. Vetëm pak që janë dëmtuar nga ana e frymëmarrjes, kanë marrë ndihëm e parë dhe s’kemi zjarrfikës të dëmtuar për momentin. Situata është në kontroll”, tha Goxhaj.
Sot në mbarë botën festohet Dita Botërore e Turizmit . Fokusi i këtij viti është te “ investimet e gjelbra ”, q...
Djali i yllit të famshëm të muzikës botërore, Madonna-s, ka festuar ditëlindjen e 18, i cili tashmë konsiderohet si një...
Kemi dëgjuar vazhdimisht të flitet për ëndrrën amerikane, tokën e premtuar të mundësive të mëdha dhe s...