News / 15 Shtator 2023, 07:40

"Kam vajzë vetë dhe nuk doja kurrë ta shihja në atë gjendje", ç'po ndodh ndodh sot me televizionin sipas Robert Aliaj

"Kam vajzë vetë dhe nuk doja kurrë ta shihja në

Ai është pa dyshim një nga artistët më kontraversialë në vendin tonë. I drejtpërdrejtë, i ashpër, "cinik" dhe "naiv" në të njëjtën kohë! Duket se Robert Aliaj ka lindur për spektaklin, televizionin, por jo gjithmonë ajo që ndodh brenda ekranit magjik është në shijet e tij. Së fundmi, ai ka qenë i ftuar "Shije shtëpie" ku ka folur për komentet fyese që qarkullojnë në rrjete sociale dhe se si televizioni po shet si VLERË, personazhe të deformuara.

I pyetur për trendin në rritje të "cyberbullism", bullizimi elektronik, ai u shpreh: " Nuk diskutohet që kultura e përgjithshme është një faktor, por çfarë e bëri këtë kulturë të përgjithshme, çfarë ndikoi më keq? Jemi ne njerëzit e televizionit. Nuk ka një personazh publik që të mos shesë aty sa lekë ka, sa i blen xhinset, të fryhet dhe të deformohet si të dojë vetëm për t’u shitur. Pra, nuk ka një personazh publik...në veçanti vajzat, që më vjen shumë keq, e kupton se unë kam vajzë vetë dhe nuk do doja kurrë ta shihjanë atë gjendje, të deformuar vetëm për t’ju përshtatur shijeve të këtij publiku vulgar.

Pra, neve, përgjegjshmëria jonë ishte 0. Neve, neve që bëmë televizionin, ne që përbënim opinion, neve ishim fokusuar te mungesat tona, te halli jonë. Dilnim edhe shisnim vetëm sa të bukura jemi, çfarë trupi kam, si i kam prapanicat, shikoni sutjenat, shiko këtë dhe vetëm provokonim dhe u bë vlerë kjo e kupton, se ka kaq vjet që po ndodh kjo nëpër ekran."

Horoskop