
Pse Rihanna zgjodhi të vishte djalin me rozë në fotot e tij të para?
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna dhe partneri i saj, Asap Rocky, na prezantuan dje për herë të parë me djalin e ty...
Çifti i njohur dhe i dashur i publikut shqiptar Venera Lumani dhe Lind Islami kanë dhuruar një spektakël dhe emocion të jashtëzakonshëm mbrëmjen e djeshme në koncertin “Me Zemër” në amfiteatrin e Tiranës.
Këngët e tyre që tashmë janë kthyer në hite i sollën për publikun ‘live’ dhe në origjinalitet të plotë. Çift në jetë dhe pothuajse në çdo këngë të tyre, artistët tematikat e këngëve ia kanë kushtuar dashurisë, por një nga momentet më kulminante dhe shumë emocionuese ishte një këngë e Lindit “Ti m’ke rrit” dedikuar nënës së tij e cila ndodhej në publik bashkë me pjesën tjetër të familjes.
Dhe sigurisht nuk mund të mos vinin pa një surprizë për fansat. Lindi dhe Venera na konfirmuan zyrtarisht se në tetor do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, ku sipas disa burimeve për Living ceremonia do të zhvillohet në Gjirin e Lalëzit. E deri atëherë do të jemi të gjithë sy e vesh se çfarë tjetër do të na zbulojnë ata vetë.
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna dhe partneri i saj, Asap Rocky, na prezantuan dje për herë të parë me djalin e ty...
Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet n&eum...
Ndryshimi i motit nuk është kurrësesi në dorën tonë, megjithatë luhatjet drastike të temperaturave ndikojnë fort ...