News / 15 Shtator 2023, 17:26

Historia e veçantë: Gina, studentja që vrau nënën e saj dhe vite më vonë u pranua në Harvard

Historia e veçantë: Gina, studentja që vrau nënën e

Me një IQ prej 150, Gina Grant ishte kandidatja perfekte për Universitetin e Harvardit, derisa, zbuluan që ajo kishte kryer një vrasje.

Gina Grant, e lindur në vitin 1976 në Lexington të Karolinës së Jugut ishte vetëm 14 vjeçe kur vrau nënën e saj më 13 shtator 1990. Adoleshentja e goditi nënën e saj trembëdhjetë herë me një shandan kristali në kokë.

Më pas ajo u përpoq ta bënte vdekjen të dukej si vetëvrasje duke mbështjellë gishtat e nënës së saj rreth dorezës së një thike.

Edhe pse ajo e ndryshoi historinë e saj disa herë, fillimisht i tha policisë se nëna e saj e sulmoi me thikë dhe më pas e goditi në qafë, kur u zbulua shandani, historitë e saj ndryshuan. Grant ndryshoi historinë e saj, duke i thënë përfundimisht policisë se ajo e kreu vrasjen në vetëmbrojtje, duke rezultuar në akuzën e saj për vrasje. Pesë vjet më vonë, e njëjta adoleshente që ishte rritur dhe shkëlqeu akademikisht, u pranua nga Universiteti i Harvardit, deri në momentin kur e vërteta e së kaluarës së saj doli sërish në sipërfaqe.

Nëna e saj e dhunonte fizikisht atë dhe motrën e saj më të vogël, e cila ishte vetëm 9 vjeç kur ndodhi vrasja. Për abuzimin e tyre nga e ëma, ka dëshmuar edhe motra e vogël, e cila ka mbrojtur Xhinën.

Të gjitha faktet që u bënë të ditura, luajtën një rol lehtësues gjatë gjykimit të çështjes së adoleshentes, e cili u deklarua e pafajshëm për akuzën e vrasjes me paramendim. Si rezultat, ajo mori  një dënim shumë të lehtë.

Megjithatë, gjykata për të mitur e lejoi Gina Grant të vazhdonte studimet e saj, duke i dhënë gjithashtu leje për t’u zhvendosur me xhaxhallarët e saj në Kembrixh, Massachusetts.

Në Massachusetts dhe larg të shkuarës së saj të shëmtuar e të përgjakshme, Gina po ndërtonte një jetë ndryshe. Në janar 1995, Gina bëri të pamundurën të mundur pasi arriti të pranohej herët për të studiuar në Universitetin e Harvardit. Në të njëjtën kohë ajo u pranua edhe në Universitetin e Kolumbisë, Kolegjin Barnard dhe Universitetin Tufts. Në intervistën e saj të pranimeve në Harvard, ajo pohoi se nëna e saj kishte vdekur në një aksident.

Megjithatë, tre ditë para pranimit të saj, një dosje provash e dorëzuar personalisht në gazetat e Harvardit dhe Bostonit nga një person i panjohur përmbante raporte gazetash nga koha e krimit që komentonin incidentin dhe rolin e Grantit në vrasjen e nënës së saj. Dhe edhe në dritën e faktorëve lehtësues që gjyqtarët morën parasysh, Harvardi përfundimisht nuk e pranoi Ginën.

Universitetet e Kolumbisë dhe Barnard zgjodhën gjithashtu të anulonin ofertat e tyre. Megjithatë, Universiteti i Tufts, zgjodhi që të mos e refuzonte Ginën duke i ofuar asaj një mundësi për të ardhmen.

Horoskop