
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Trikoja ikonike e “deles së zezë” e Princeshës Diana është shitur në ankand për rreth 1,5 milionë dollarë, më saktë 1 milion e 143 mijë dollarë.
Kjo triko e veçantë u vesh për herë të parë nga Lady D në një ndeshje polo në periudhën kur ishte e fejuar me princ Charls , në qershor të vitit 1981.Historia e saj, në fakt, nuk përfundon këtu dhe është me interes të madh. Disa javë pasi princesha veshi trikon, krijuesit e saj morën një letër zyrtare nga Pallati Buckingham ku thuhej se Diana e kishte prishur “trikon e saj shumë të dashur të deleve” dhe duhej të riparohej ose të zëvendësohej. Dyshja thuri një të re për princeshën e ndjerë dhe origjinali kishte munguar prej dekadash.
Marsin e kaluar, dyshja po kërkonin një model të vjetër në një papafingo dhe zbuluan trikon origjinale të Dianës në një kuti të vogël.
E fshehur pranë një mbulese pambuku ishte pulovra origjinale e Dianës me dele, e kuqe, e vitit 1981”, thanë dizenjatorët. “Tani, gati katër dekada më vonë, kjo triko veçantë është gati të hyjë në duart e një koleksionisti me fat”, shtuan ata.
Në fakt, ajo pritej të shitej nga 50,000 deri në 80,000 dollarë në ankand, por çmimi përfundimtar kaloi çdo parashikim.
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...