
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Pas flakëve që përfshinë një prej pallateve në Tiranë të gjithë pyesin, sa të sigurta janë banesat ku jetojmë? Nëse flet me ekspertët ata thonë se kontrolli i cilësisë së ndërtimeve është hallka më e dobët e këtij sektori.
Një mënyrë për të shmangur ngjarje të tilla, ku pallati përfshihet i gjithi nga flakët është që mbikëqyrësit e punimeve apo supërvizoret e objekteve në ndërtim të mos zgjidhen nga investitorët.
Inxhinierë të ndërtimit tregojnë hapat e domosdoshëm të kontrollit, nga nisja deri në përfundim të ndërtimit të objektit. Përmes tyre shteti verifikon cilësinë e ndërtimit, respektimin e normave urbanistike dhe arkitekturore. Sipas tyre ngjarja e fundit dëshmoi për një proces të mangët.
Por problemet duket se nuk mbyllen me kaq. Ekspertët e ndërtimit ngrenë dyshime edhe ne lidhje me procesin e hetimit pas ngjarjes. Mungesa e urdhrit të inxhinierit, një kërkesë disavjeçare e tyre, e ka bërë edhe më kaotik tregun e ndërtimit kur flitet për sigurinë.
Deputetja e mazhorancës në Kuvend, inxhinierja Luljeta Bozdo pranon se është e nevojshme të rishikohet plani urbanistik i Tiranës. Teksa priten konkluzione e hetuesve banoret do të jetojnë me pasigurinë dhe frikën se investimi i jetës së tyre befas mund të zhbëhet./A2CNN
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...