
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Nga Lira Gjika
Cili është roli i gjyshes? Të rrisë nipat dhe mbesat? Jo, ata duhet t’i rrisin prindërit e tyre. Gjyshja duhet të ndihmojë të rinjtë të përballojnë dhe të ndërtojnë rutinën e re të të jetuarit. Gjyshja e mirë vazhdon të jetë nënë për vajzën apo nusen, që sapo është bërë nënë. E inkurajon nënën e re që çdo gjë mund dhe duhet t’ia bëjë vetë fëmijës. Ajo e nxit dhe e siguron se është në rrugë të mbarë, sepse kështu i ka ndodhur edhe asaj.
Gjyshja e mirë nuk i thotë nënës së re, "Ti s’di dhe mund ta dëmtosh fëmijën. Meqenëse nuk di, do të përkujdesem unë". Kjo mënyrë është vetëm e dëmshme, si për fëmijën ashtu edhe për nënën e re.
Fëmija do të rritet nga nëna e tij sepse vetëm me atë, nënën, mund të ndërtojë atë lloj sigurie dhe besimi për jetën, që bën të mundur një jetë sa më pak problematike në të ardhmen.
Nëna e re do të humbasë kohën e çmuar, pasi fëmija nuk ka kohë të humbë kur vjen në këtë jetë. Duhet të ndërtojë marrëdhënien me nënën për të ndërtuar sigurinë e besimin, por nëna e re nuk është gati sepse është e trembur. Këtu duhet ndihma e gjyshes, të mos e lerë vetëm nënën e re dhe ta inkurajojë. Të nxisë babanë të jetë pjesë e rritjes së fëmijës së tij së bashku me gruan e tij, nënën e re. Kjo është detyra e gjyshes dhe jo të pretendojë rritjen e fëmijës.
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...