
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Duke filluar nga dita e sotme do të nis Censi i Popullsisë dhe Banesave. I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë digjitale përmes një tableti. Më shumë se 7500 anketues, mbikqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave janë angazhuar në terren për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave.
Këto të dhëna do të mblidhen në 6 javë dhe do të ketë penalitet për ata që refuzojnë të përgjigjen apo japin përgjigje të gabuara. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje. Në modulin për individ do të përfshihet një informacion i gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera. Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë. “Etniciteti, Gjuha, feja”, janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur. Për të gjithë qytetarët që refuzojnë penaliteti do të nis nga 50 mijë lekë gjobë.
Marrja e të dhënave në terren mbyllet në datën 28 tetor dhe më pas do të publikohen të dhënat e para në muajin qershor të vitit 2024, por më të detajuara do të jenë në dhjetor të vitit të ardhshëm.
Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Censi duhej të ishte realizuar në vitin 2020, por për shkak të pandemisë dhe problematikave të tjera u shtri me tri vite. Censi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia ishte 2,821,977, me një rënie prej 8%, nga Censi 2001.
Ndërkohë në lidhje me këtë proces Kisha Katolike u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve katolikë që të deklarojnë përkatësinë fetare.
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...