News / 18 Shtator 2023, 10:06

Pjesëmarrja në festivalin e parë, Ikona e këngës shqiptare Irma Libohova na zbulon një foto të 43 viteve më parë

Pjesëmarrja në festivalin e parë, Ikona e këngës

Këngëtarja e dashur e të gjithë shqiptarëve dhe një nga ikonat e muzikës shqip Irma Libohova na ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm në karrierën e saj.

Përmes një postimi në llogarinë e saj Instagram këngëtarja e mirënjohur ka ndarë me ndjekësit një foto të 43 viteve më parë, të realizuar në shenjë dashurie për shqiptarët në “ish Jugosllavi”, kur vinin me ansamble të ndryshme në Shqipëri.

“Kjo foto e kisha dhënë si kujtim, në shenjë dashurie për shqiptarët në “ish Jugosllavi”, kur vinin me ansamble të ndryshme, në Shqipëri. Sot pas 43 vitesh, një nga ish anëtaret e ansamblit “Rugova” që e falenderoj shumë Hikmete Tafica, m'a ktheu…e unë kam pas tjetër.

I kam pas merak me shkru detajet e fotove. Ka qenë hera e parë që, kam marrë pjesë në festival.

Fustanin m'a ka dhënë shoqja ime e dashur, e liceut Majlinda Frashëri”, ka shkruar Irma Libohova.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Irma Libohova (@ilibohova)

 

Horoskop