
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Shtatë persona prej të cilëve pesë ishin grekë kanë humbur jetën në një aksident automobilistik ditën e djeshme në Libi. Mësohet se viktimat kishin shkuar në Libi si pjesë e ndihmave humanitare greke. Teksa në aeroportin e Elefsinës, pak para orës 7 të mëngjesit, avioni C-130 u ul me pjesëtarët e ndihmave humanitare greke, këta të fundit u përfshinë në një aksident të tmerrshëm automobilistik i cili rezultoi fatal për viktimat.
Humbja e njërës prej infermiereve të cilat humbën jetën në aksident ka trishtuar të gjithë Heraklionin, ku ndodhenin të afërmit e saj, kjo për shkak të historisë së familjes së saj. Sipas "Protothema", familjarët e infermieres po përballet me tragjedinë e tretë në familjen e tyre.
Në një aksident automobilistik kishte mbetur i vrarë edhe vëllai i saj, ku në të njëjtën kohë, xhaxhai i saj ishte pilot që gjithashtu vdiq në krye të detyrës, kur avioni me të cilin ndodhenin u rrëzua gjatë një misioni të porositur.
Pak vite më parë në një postim në rrjetet scoaile ajo iu përgjigj komenteve që e pyesnin se si zgjodhi të bëhej pjesë e Forcave Ajrore. Ajo shkruante se shkak është bërë xhaxhai i saj, Vassilis Andreadakis, i cili ishte pilot dhe që vdiq heroikisht në krye të detyrës më 23 maj 1980 teksa fluturonte mbi Lamia dhe avioni i tij u prish. Siç u bë e ditur pas aksidentit, ndërsa kulla e kontrollit i tha të braktiste avionin, ai duke parë se nëse do të bënte këtë avioni do të përplasej në qytetin e Lamias, ai refuzoi dhe e përzuri atë nga qyteti, duke vdekur tragjikisht pas rënies
“Kur më pyesin pse zgjodha Forcën Ajrore, gjithmonë përgjigjem se isha i destinuar t'i shërbeja pa lindur... Një burrë i madh, si xhaxhai im i ndjerë, të ushqen me ideale të larta jo vetëm me jetën e tij të virtytshme, por mbi të gjitha me “vdekjen e tij të hijshme” kush zgjedh…”, shkruante infermierja e Forcave Ajrore që humbi jetën në aksidentin në Libi.
Ministri i Shëndetësisë i qeverisë së Libisë Lindore bëri të ditur mbrëmë se si pasojë e një aksidenti të tmerrshëm mbetën të plagosur 15 ushtarë grekë, 7 prej tyre në gjendje të rëndë. Dy libianë, thuhet se përkthyes që ishin në autobus, janë gjithashtu në gjendje kritike.
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...