Astroliving / 18 Shtator 2023, 18:11

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç'kanë parashikuar yjet për data 18-24 shtator

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç'kanë parashikuar yjet

Dashi: Yjet ju këshillojnë që t’i shikoni gjërat më me gjakftohtësi. Durimi do të jetë arma juaj më e mirë, pasi Marsi i kthyer nga shenja e Peshores do t’ju ndikojë për keq. Mos i besoni shumë instinktit tuaj në këtë periudhë dhe kujdes me përgjigjet që do të jepni. Këshilla më e mirë që mund t’ju japë dikush në këto momente është që të numëroni deri në dhjetë përpara se të flisni.

Demi: Kjo është një periudhë e shkëlqyer për t’iu rikthyer aktiviteteve të punës, si liderë të vërtetë që jeni. I keni vënë vetes synime të shumta, që falë zellit tuaj të madh do të mund t’i arrini, duke marrë edhe shumë kënaqësi. Për momentin mund t’i lini mënjanë çështjet e zemrës dhe të përqendroheni në diçka tjetër. Në fundjavë do ta shikoni veten në rolin e protagonistit.

Binjakët: Yjet do t’ju ndihmojnë duke ju dhënë forcë dhe kështu do të mund t’i mbroni bindjet tuaja deri në fund. Gjatë javës nuk do të ndiheni shumë energjikë, pasi ende nuk e keni marrë veten plotësisht nga periudha e pushimeve për t’iu rikthyer ritmit normal të punës. Por pak nga pak situata do të ndryshojë në favorin tuaj.  

Gaforrja: Të dashura Gaforre, kjo do të jetë një javë e mbarë për ju. Gjithçka do të shkojë mirë në aspektin e punës, ku do të keni rolin e protagonistit, sidomos nga dita e hënë deri të mërkurën. Kjo është fusha në të cilën, në këtë periudhë, mund të jepni më të mirën tuaj dhe nga e cila do të merrni më shumë kënaqësi. Hajde, pra, përvishni mëngët dhe shkoni pushtoni botën, yjet do t’ju shoqërojnë.

Luani: Të dashur Luanë, shijojeni sërish praninë e Venusit vezullues në shenjën tuaj, që ju sheh si mbretërit dhe mbretëreshat e padiskutueshme të zemrave, pavarësisht nëse synoni të arrini të bëni për vete dikë, të gjeni gjysmën tjetër apo të përmirësoni raportin tuaj aktual. Mos i frenoni emocionet tuaja, pasi kjo është periudha më me fat në dashuri.

Virgjëresha: Të dashura Virgjëresha, edhe për këtë javë mbeteni mbretërit dhe mbretëreshat e horoskopit. Dielli vazhdon t’ju ofrojë mbrojtjen e tij dhe ju nxit të angazhoheni në sipërmarrjet tuaja, ndërsa planeti juaj, Mërkuri, stimulon akoma më shumë inteligjencën tuaj të lindur. Si gjithmonë për ju, shtatori është një muaj arritjesh dhe kënaqësish, të gjitha të merituara.

Peshorja: Të dashura Peshore, ju i keni shumë të qarta qëllimet që i keni vënë vetes dhe për këtë arsye dita-ditës do të angazhoheni gjithmonë e më shumë për t’i arritur ato dhe do të bëni çmos që t’ju njihen meritat. Marsi ju nxit që të bëni përpara dhe gjërat do të përmirësohen në ditët në vijim. Së shpejti do të jeni thjesht të pandalshëm.

Akrepi: Të dashur Akrepa, horoskopi i javës nga data 18 shtator deri më 24 shtator ju dhuron dy ditë me fat, të martën dhe të mërkurën, ku Hëna do të ndikojë fort në shenjës tuaj. Shfrytëzojeni në maksimum këtë periudhë dhe mendoni për lëvizjen e radhës dhe për atë doni të arrini me kalimin e kohës. Në familje do të keni debate, mundohuni të mos bini pre e provokimeve.

Shigjetari: Të dashur Shigjetarë, yjet ju këshillojnë të vendosni rregull në jetën tuaj, si në shtëpi, në angazhimet tuaja, në lidhje me respektimin e orareve, në marrëdhëniet personale. Me pak fjalë, duhet të organizoheni mirë, që të çliroheni nga kaosi dhe t’i lehtësoni punë vetes. Mos u merrni me çikërrima, por përqendrohuni në gjërat vërtet të rëndësishme, që të mund të ndiheni të çliruar.

Bricjapi: Të dashur Bricjapë, yjet e horoskopit të javës në vijim premtojnë për ditë të bukura, të balancuara në mënyrë perfekte mes punës dhe dashurisë, angazhimeve dhe hapësirës për marrëdhëniet më të rëndësishme. Një ekuilibër vërtet i virtytshëm i punës dhe jetës që duhet të përpiqeni ta ruani gjithmonë, edhe në të ardhmen, duke qenë se gjithmonë tentoni të përfshiheni më shumë seç duhet nga detyrat, shpesh duke harruar gjërat që ju japin kënaqësi, por edhe jetën tuaj private jashtë punës. Vazhdoni kështu.

Ujori: Të dashur Ujorë, Marsi në shenjën tuaj është një dhuratë e shkëlqyer për ju, sepse ai nxit dëshirën tuaj të pashtershme për risi dhe ndryshim, por këtë e bën duke ju ftuar të aspironi për më shumë, ndonjëherë edhe më shumë nga ç’mund t’i lejoni vetes. Nuk duhet që t’ju trembë fantazia juaj e shfrenuar. Në këto momente lëreni veten tuaj të lirë të ëndërroni çfarë të doni.

Peshqit: Të dashur Peshq, horoskopi për javën nga 18 shtatori deri më 24 shtator ju sheh ende duke luftuar dita-ditës për t’i bërë ballë pengesave dhe të papriturave në rrugën tuaj. Ndikimi negativ i Mërkurit në shenjë nuk do të mjaftojë për t'ju dekurajuar, sepse, më në fund, keni ide të qarta se ku doni të shkoni dhe kjo falë angazhimit tuaj të madh muajt e fundit. Vazhdoni kështu.

Horoskop