
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Në ndryshim nga shumë personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar, Turjan Hysko dhe Orinda Huta, na prezantuan pak pas lindjes thesarin e familjes, Atarën, që e kishin dëshiruar dhe pritur aq gjatë. Ishte data 15 korrik 2021 kur e shtrenjta e tyre iu bashkua familjes. Muajt dhe vitet kalojnë, e neve na duket sikur ka kaluar vetëm një fraksion i shpejtë kohe, por jo, Atara është rritur dhe tashmë është gati për një rrugëtim të ri: kopshtin.
Mami Orinda është shumë e lumtur për këtë ditë dhe sigurisht që nuk kanë munguar as lotët e gëzimit, por edhe ato të mërzisë së shkëputjes, siç tregon vetë ajo. Moderatorja ka ndarë një foto me të voglën e saj ku krahas shkruan: Sa shumë kam menduar për këtë ditë që i ka të gjitha emocionet bashkë. Atara ime, goca ime, mrekullia e Zotit i bekuar qoftë ky “udhëtim” i ri.. p.s. mami po qante para dhe duke bërë foton, ndërsa Atara e nisi me qejf.
View this post on Instagram
Me siguri shumë mama që kanë dërguar këto ditë fëmijët për herë të parë në çerdhe ose kopsht, kanë gjetur veten te këto fjalë. Living i uron Atarës dhe të gjithë fëmijëve suksese në këtë fazë të re, si dhe ç'është më e rëndësishmja të rriten sa më të shëndetshëm dhe të lumtur.
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...