
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Aktori Aleksandër Seitaj, do të jetë së shpejti pjesë e sezonit të tretë të "Drag Race Italia", që transmetohet në kanalin televiziv italian Paramount+. "Drag Race Italia" është një serial televiziv dhe konkurs i realitetit italian i bazuar në serialin amerikan "RuPaul’s Drag Race". Shfaqja paraqet një grup “drag queen-sh” italianë teksa konkurrojnë për titullin “Superstar Next Drag i Italisë”, duke u bërë ambasadore të MAC Cosmetics për një vit.
Nëse nuk e dini se çfarë do të thotë “drag queen”: Një interpretues (zakonisht një burrë) që imiton një personazh femër me parodi dhe humor, me kostume dhe grim të ekzagjeruar.
Lajmin e ka bërë të ditur kanali televiziv duke prezantuar emrat që do të marrin pjesë, ndërsa shfaqja do të fillojë më 13 tetor.
Aktori 32-vjeçar është prezantuar si një aktor profesionist i njohur në Shqipëri. Ai ka një marrëdhënie të mirë me prindërit e tij, të cilët thjesht i përshkruan si “politikisht korrektë”, që do të thotë se ata dinë gjithçka për të dhe nuk bëjnë pyetje. Seitaj e ka quajtur Shqipërinë një vend homofobik, duke u shprehur se ai ka gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund nëpërmjet artit, duke luftuar për të drejtat dhe ndërgjegjësimin për çështjet e LGBTQ+.
Ndërsa për publikun shqiptar, aktori Aleksandër Seitaj është i njohur për rolin e tij si “Vezirja” në Portokalli. Roli i tij mjaft i pëlqyer numëron mjaft klikime në YouTube por edhe në rrjetet e tij sociale. Në intervista ai ka zbuluar se grimin dhe veshjet i realizonte të gjitha vetë. Tepër i talentuar, ai e ka perfeksionuar rolin e Vezires, ku tashmë njerëzit dhe fansat e tij e identifikojnë si “drag queen-in” shqiptar.
Përveç se ka marrë pjesë në teatër e filma në ndryshëm, Setiaj gjithashtu ka shprehur talentin e tij edhe në muzikë, si autor në tekste këngësh por edhe edhe si këngëtar.
Ai duhet të japë maksimumin për të shfaqur talentin e tij duke rrëmbyer kështu titullin si “superstari i Next Drag”. Në klipin prezantues 32-vjeçari duket pa emocione, duke u futur kështu tërësisht në rol.
Vezirja minuta 17:00 – 19:10
Vezirja e quan veten drag queen-i i parë i Shqipërisë dhe gjithashtu më e famshmja në vend, sepse është i vetmi që performon kudo që mundet. Duke u shfaqur si artist në vitin 2015 pas një periudhe të gjatë trajnimi akademik si aktor, gjë që e lejoi Aleksandrin të fillonte menjëherë punën në produksione teatrale së bashku me artistë të tjerë që kishin të përbashkët synimin për të sfiduar seksizmin e përhapur në këto mjedise.
Stop homofobisë: “Megjithëse Shqipëria është ende shumë homofobike, unë përpiqem të eci përpara me krenari për të afirmuar artin tim”, është shprehur aktori.
Angazhimi i tij është një paralajmërim i qartë ndaj homofobisë që është ende e përhapur në Shqipëri. Megjithatë, Vezirja e vetëdijshme për rrezikimin e jetës së saj, mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj artistik, duke shpresuar që një ditë të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet e LGBTQ+ në vendin e saj.
Nga shkolla në skenë: Ai e konsideron veten një drag queen me një sens humori inteligjent, gjë që shpesh e pengon atë të marrë veten shumë seriozisht.
Ndjenja unike e humorit të Vezires u zbulua gjatë ditëve të shkollës, pikërisht gjatë një shfaqjeje në shkollë që la një kujtim të pashlyeshëm: “Mbaj mend fillimin dhe fundin e asaj shfaqjeje, kur një duartrokitje e gjatë, shoqëruar me lot dhe buzëqeshje nga audienca, më bëri të kuptoj se mund të ndryshoja jetën e njerëzve me artin tim.”
Juria e konkursit përbëhet nga Paola Lezzi, së bashku me Paolo Camillin , Chiara Francini dhe Drag Queen Priscilla – gjithashtu drejtuese e programit.
Përveç aktorit shqiptar, janë prezantuar edhe personazhe të tjerë si: Sypario, Sissy Lea, Silvana Della Magliana, La Sheeva, La Prada, Morgana Cosmica, Melissa Bianchini, Lina Galore, Aurora, Leila Yarn, Amy Krania dhe Adriana Picasso./ Burimi "TOP CHANNEL"
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...