
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Një rast tronditës i dhunës ndaj një të mituri është raportuar mëngjesin e kësaj të marte. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një kopshti publik në Fushë-Kosovë, që për ironi të fatit mban emrin "Gëzimi ynë". Ka qenë një familjari i të miturit i cili ka denoncuar rastin përmes një videoje, teksa shihet qartë dhuna makabre e ushtruar ndaj vogëlushit. 3-vjeçari dhunohet fillimisht nga dy edukatoret, më pas futet në një dhomë nga kuzhinierja prej nga ku dhunohet sërish. Një e tretë më pas e tërheq sërish nëpër tokë duke u përpjekur me dhunë ta ulë në karrike.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Ngavci ku dënon ashpër dhunën dhe shkruan se kushdo që e ka ushtruar do të marrë dënimin e merituar dhe se institucionet do të marrin masa të menjëhershme.
POSTIMI I PLOTË
"Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë-Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor. Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar. ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar. Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme. MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve."
Familjarët kanë kërkuar nga organet e drejtësisë të reagojnë në ndërmarrjen e veprimeve ndaj mësueseve, pasi 3-vjeçari, përveç lëndimeve trupore, ka pësuar trauma të rënda psikike.
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...