
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Dhimbjet e mëdha janë sa të njëtrajtshme, aq edhe të paqëndrueshme në përjetim. Edhe përpjekjet më të mëdha për të mos e lënë veten në rrymën e vuajtjes, dështojnë. Edhe Rita Petros i ndodh kjo, sado që pjesën më të madhe të kohës ajo jeton në lëmin e kujtimeve që ndërtoi e jetoi për 20 vite me partnerin e saj, Latifin, që u nda nga jeta disa vite më parë.
Është e pamundur për të, të dalë jashtë kornizave të artit, andaj edhe një postimi të thjeshtë në rrjete sociale i jep ngjyra të jashtëzakonshme emocionale. Guximtare dhe me një penë brilante, Rita di të latojë fjalën në shqip si askush tjetër dhe në një postim të fundit në Instagram na bëri ta kemi zili, jo veç për fjalët e ndjera, por për dashurinë e madhe që ka përjetuar.
View this post on Instagram
"Më mungon gara me ty. Të kujtoj sa herë e nxjerr kokën në sipërfaqe për të marrë frymë; të kujtoj sa herë e përplas krahun fort në ujë për të ecur para; të kujtoj sa herë më duhet të sinkronizoj lëvizjet e këmbëve me krahët e mi dhe jo më me të tuat; të kujtoj sa herë ndihem e pasigurt larg bregut; ta kujtoj fytyrën kur hapje sytë nën ujë dhe të gjeja aty duke më buzëqeshur e nxjerrë flluska; të kujtoj sa herë më duhet të kthehem te shkëmbi nga hidheshe ti aq bukur e…. ia nis nga e para, por pa ty. Kjo është jeta ime sot pa ty, me kujtimin tënd."-shkruan ajo.
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...