
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
I dashur prej të gjithëve, seriali komik “Familja Kuqezi” rikthehet me sezonin e katërt në Vizion Plus. Regjisori i serialit Bledar Linza, për Living zbulon se personazhet edhe këtë sezon do të jenë të njëjtët.
Famija Kuqezi ishte seriali që mbertheu para ekranit mijëra shqiptarë edhe jashte vendit, duke sjellë një humor të pastër e të përshtatshëm për të gjithë familjen. Tre sezonet e para janë prodhuar dhe realizuar nga Tring, në bashkëpunim me profesionistët më të mirë të fushës së artit të komedisë në vend. "Familja Kuqezi" përshkruan realitetin social, familjar dhe kulturor shqiptar dhe kryesisht është një serial që synon, përveç argëtimit, hulumtimin dhe trajtimin e problemeve që kalon familja shqiptare. Kuqezët janë padyshim një familje model, jo në kuptimin që është perfekte, por në atë se, pavarësisht problemeve që kalon ajo mbetet në frymë një familje pozitive ku mbizotëron morali, respekti reciprok dhe vlerat më të mira. Seriali synon të sjellë një humor të pastër dhe të angazhuar, mbështetur tek karakteret, situatat, batutat dhe reagimet.
Ato ç'ka e bëjnë këtë serial tërheqës, janë situatat dhe personazhet që kanë një karakter të caktuar, por që në rrethana të ndryshme veprojnë duke zbuluar elemente të personalitetit të tyre. Aktorët do të jenë të njëjtët por se çfarë do të na sjellin kjo mbetet për t'u parë.
Një gjë është e sigurt, serial- komendia do të shfaqet për të gjithë publikun së shpejti me një super realizim që edhe këtë sezon do të na mbajë të mbërthyer pas ekranit.
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...