
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Faktoje u nderua me dy çmime nga prezenca e OSBE-së në Tiranë, në ceremoninë e mbajtur për Forumin e IX vjetor për Zhvillimin e Medias.
Konkursi i sivjetshëm u përqendrua në verifikimin e fakteve dhe përdorimin e të dhënave nga burime të hapura, përkrahjen e gazetarisë së bazuar në fakte dhe promovimin e përdorimit të të dhënave me burim publik. Vlerësimi nga OSBE i Faktojes i jep zë gazetarisë cilësore dhe punës kërkimore të gazetarëve profesionistë duke i ofruar publikut informacion të plotë dhe transparent se sa të përgjegjshëm janë politikanët në mbajtjen e premtimeve që japin, sidomos në fushata elektorale.
Dy gazetaret e qendrës Faktoje u vlerësuan këtë javë me çmime në kuadër të konkursit për gazetarinë Fact checking. Çmimet u dhanë në një ceremoni që përmbylli forumin e përvitshëm për Zhvillimin e Medias, i cili sivjet pati temën “Udhërrëfyes për lirinë e medias: Krijimi i rrugës për më tepër mbrojtje të gazetarëve, pavarësi dhe integritet të medias”.
Gazetarja e Faktoje, Esmeralda Topi u vlerësua për shkrimin e saj: ‘By Pass-i i Vlorës, si u katandis investimi 56 mln euro për një vit’.
Nëpërmjet këtij artikulli tregohet me fakte se si kjo rrugë ishte amortizuar, vetëm një vit pas inaugurimit. Gjithashtu, By Pass-it të Vlorës i mungon sinjalistika, shtresa e fundit asfaltike, mbrojtja e skarpatave dhe shpateve nga rënia e gurëve, si dhe rehabilitimi mjedisor. Nga ana tjetër, institucionet sqarojnë se mbyllja e punimeve në këtë segment do të mbarojë në mars të 2024, por nuk jep arsye për zvarritjen e tyre.
“Artikulli me të cilin mora pjesë në konkurs lidhej me inaugurimin dy herë të një rruge të famshme nga ana e qeverisë që është propaganduar shumë. Bëhet fjalë për By pass-in e Vlorës që është një bashkëfinancim me fondet të Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare.
Duhet theksuar hera-herës që shumë pak e dinë se janë me fonde të Bashkimit Europian këto lloj veprash, sepse propaganda e qeverisë e mbyt këtë të vërtetë. Dy inaugurime verën e kaluar për këtë vepër dhe një vit më pas nga verifikimet rezulton që rruga është e pambaruar, është degraduar edhe investimi miliona euro”, u shpreh gazetarja Esmeralda Topi në fjalën falenderuese për vlerësimin me këtë çmim nga OSBE.
Gazetarja Ilda Hoxha (Koçi) u vlerësua nga prezenca e OSBE për artikullin: “Të gjitha rrugët e Shijakut të çojnë në park, një faturë 40 milionë lekë për parkun që nuk ekziston!”
“Këtë temë e zbulova rastësisht teksa isha për verifikim të një tjetër artikulli. Banorët shprehnin shqetësimin që u ishte premtuar një park, do investohet në një park, ishin hedhur miliona lekë për të, ndërkohë që ai parku nuk ekzistonte.“-rrëfeu Ilda për të pranishmit, pas nderimit me këtë çmim.
Nisur nga shqetësimi i banorëve, premtimi i bërë nga ish-kryebashkiaku i Shijakut, ne vendosëm ta verifikojmë më tej se çfarë kishte ndodhur realisht me këtë park. A ishin hedhur të gjitha lekët për ndërtimin e këtij parku? Faktoje arriti të zbulonte, referuar të gjitha burimeve zyrtare, nëse ishin bërë të gjitha procedurat, nëse ishin hedhur të gjitha paratë, për një park që nuk ekzistonte. Shqetësimi i qytetarëve ishte i drejtë, por në të gjitha rastet zëri tyre kishte rënë në vesh të shurdhët dhe ky ishte një ndër shumë raste që Faktoje i dha zë”, theksoi gazetarja Ilda Hoxha.
Qendra Faktoje, si organizatë e pavarur dhe jo fitimprurëse përbëhet nga një ekip gazetarësh me përvojë, kryesisht në fushën e televizionit. Ndryshe nga mediat tradicionale, Faktoje është edhe një portal që promovon gazetarinë faktverifikuese përmes një metodologjie të unifikuar me organizatat e ngjashme fact-checking në të gjithë globin dhe që nuk ka reklama të bizneseve apo shtetërore.
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...