
“METAMORFOZA E ISLIT” Djali që ndryshon sa herë e përshtatet kudo, në çdo kohë
Nga: Santana Çomora Fotografia: Armand Habazaj Fashion Editor: Niko Komani Editor: Xhoia Dumi Design: Aldo Beshiri Redaktimi letrar: Etleva &Ccedi...
Lea Ypi, pedagogia shqiptare e Teorisë politike në Shkollën e Shkencave Ekonomike të Londrës (LSE), njëherazi profesoreshë e asociuar e Filozofisë në Shkollën e Kërkimit të Shkencave Sociale në Universitetin Kombëtar të Australisë, është nderuar së fundmi me medalje ari nga Shoqëria studentore më e vjetër në botë, në "Trinity College Dublin".
Lajmin e ka bërë publik vetë 44-vjeçarja, e cila në një postim në Instagram, tregon se ndihet e privilegjuar që është vlerësuar për kontributin e saj në diskursin publik, pa mohuar edhe emocionet e të qenit e para shqiptare që vlerësohet me këtë medalje.
View this post on Instagram
"Ishte kënaqësi dhe nder i madh të merrja Medaljen e Artë për Kontribut të Shquar në Diskursin Publik në emër të Shoqërisë Historike të Kolegjit në "Trinity College Dublin". Shoqëria Historike e Kolegjit ose 'Hist', u themelua në vitin 1770 nga Edmund Burke dhe është shoqëria më e vjetër studentore në botë. Vlerësimi i saj më i lartë, Medalja e Artë për Kontribut të Shquar në Diskursin Publik, u jepet individëve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në jetën publike dhe kanë promovuar idealet që Shoqëria synon të vazhdojë dhe të mbështesë. Kryepeshkopi Desmond Tutu, Noam Chomsky, Margaret Atwood, Judith Butler, Salman Rushdie dhe Daniel Dennett janë disa prej personazheve që janë vlerësuar ndër vite për përpjekjet e tyre në promovimin e diskursit, paqes, barazisë dhe stabilitetit globa. Jam e lumtur që jam shqiptarja e parë që nderohem me këtë çmim."-është shprehur ajo.
Kujtojmë se revista britanike ‘Prospect’ e shpalli Lea Ypin mes 10 mendimtarëve kyresorë botërorë për vitin 2022.
Nga: Santana Çomora Fotografia: Armand Habazaj Fashion Editor: Niko Komani Editor: Xhoia Dumi Design: Aldo Beshiri Redaktimi letrar: Etleva &Ccedi...
Nga: Doreada Mio Ato janë dy. Të pozicionuara, njëra në fillim dhe tjetra në fund të avionit. Njëra njofton ngritjen, tjet...
Diva e muzikës botërore Madonna ka zhvilluar edhe ndalesën e fundit të turneut të saj të shumëpritur “The Celebration...