News / 21 Shtator 2023, 17:09

Naomi Campbell tregon se si desh humbi jetën nga droga: "Bota ime u trondit kur vranë Gianni Versacen"

Naomi Campbell tregon se si desh humbi jetën nga droga: "Bota ime u

Supermodelja Naomi Campbell ka zbuluar së fundmi së varësia e saj ndaj drogës për pak i ka marrë jetën teksa ishte dhe në kulmin e karrierës së saj në vitet ’90.

Ylli botëror i pasarelave tregoi për abuzimin e saj me substancat narkotike në serialin e ri dokumentar "The Super Models", duke pranuar se ajo iu kthye kokainës për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe vdekjen e stilistit dhe mikut të ngushtë italian Gianni Versace.

“Mendoj se kur fillova të përdorja, kjo ishte një nga gjërat që u përpoqa të mbuloja, ishte pikëllimi. Varësia është një gjë e tillë, është me të vërtetë”, tha Campbell. Ikona e modës tha se bota e saj u trondit kur Versace u vra jashtë shtëpisë së tij në Miami Beach në vitin 1997. “Gianni Versace ishte shumë i ndjeshëm. Ai më shtynte të ecja para dhe të shkoja më tej kur nuk mendoja se mundesha. Kështu që kur ai u nda nga jeta, u pikëllova shumë.”, ka treguar ajo.

Naomi Campbell tregon se si desh humbi jetën nga droga: "Bota ime u

Supermodelja britanike luftoi me varësinë e saj ndaj substancave narkotike për pesë vjet, madje u rrëzua gjatë një sesioni fotografik në 1999. “Kur përpiqeni të mbuloni diçka, ndjenjat tuaja për shembull braktisjen. U përpoqa ta mbuloja me diçka. Ju nuk mund ta mbuloni atë. Po vrisja veten. Ishte shumë e dhimbshme.”, rrëfeu Campbell.Por, ai incident i tmerrshëm ishte thirrja e zgjimit që asaj i duhej për t’u shtruar në rehabilitim.

Horoskop