
Angelina Jolie në sfidë me veten, tashmë me fokusin te moda
Aktorja e famshme Angelina Jolie është gati të largohet nga bota e kinematografisë për t’iu përkushtuar disa aventurave t&...
Ylli i muzikës, Rita Ora, ka befasuar me reagimin, kur në një nga emisionet ku ishte e ftuar, është shfaqur fotografia e koleges së saj, Dua Lipa.
Këngëtarja e famshme shqiptare ka qenë e ftuar në emisionin e njohur të Andy Cohen “Whatch What Happens Live” , bashkë me Dj e njohur, Diplo.
Në një pjesë të emisionit, dyshes u janë vendosur fotografi të personazheve të ndryshme, dhe u është kërkuar që t’i përshkruajnë me një fjalë.
Në një moment, aty është shfaqur edhe fotografia e artistes tjetër të famshme shqiptare, Dua Lipa. Kur u shfaq imazhi i kësaj të fundit, përshkrimin e bëri Diplo, i cili tha “shqiptare”.Më pas Rita reagon e gëzuar, derisa duartrokit dhe brohorit.
Kujtojmë se herë pas here është komentuar marrëdhënia e dy yjeve të muzikës, për të cilat thuhet se nuk kanë një raport të mirë me njëra-tjetrën.
Madje këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, e cila ka një marrëdhënie shumë të mirë si me Ritën ashtu edhe Duan, është shprehur më herët se dëshiron që t’i bëjë bashkë. Bebe ka thënë se do donte të bënte një këngë së bashku, duke përfshirë edhe Ava Max.
Aktorja e famshme Angelina Jolie është gati të largohet nga bota e kinematografisë për t’iu përkushtuar disa aventurave t&...
Nga: Santana Çomora Fotografia: Armand Habazaj Fashion Editor: Niko Komani Editor: Xhoia Dumi Design: Aldo Beshiri Redaktimi letrar: Etleva &Ccedi...
Nga: Doreada Mio Ato janë dy. Të pozicionuara, njëra në fillim dhe tjetra në fund të avionit. Njëra njofton ngritjen, tjet...