News / 25 Shtator 2023, 20:30

Në Tiranë nderohet polici Hero Afrim Bunjaku, homazhe në sheshin “Nënë Tereza”

Në Tiranë nderohet polici Hero Afrim Bunjaku, homazhe në sheshin

Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri.

Homazhet janë mbajtur në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 19:00, ku qytetarë të shumtë kanë ndezur qirinj pranë fotografisë së policit të ndjerë Afrim Bunjaku.

Rreshteri Afrim Bunjaku, ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mengjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.

Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.

Autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi. Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjës Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi fajësoi zyrtar serbët e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, i ka dhënë rreshterit Afrim Bunjaku urdhrin më të lartë të Kosovës, “Hero i Kosovës”.

Osmani ka thënë se polici Bunjaku u vra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.

afrim bunjaku kosova serbi

Horoskop