Modë / 26 Shtator 2023, 14:07

Nensi Dojaka shkëlqen sërish, stilistja e njohur shqiptare vesh Kim Kardashian në fotot e fundit që po bëjnë xhiron e rrjetit

Nensi Dojaka shkëlqen sërish, stilistja e njohur shqiptare vesh Kim

Me siguri postimi i fundit i Kim Kardashian ju ka lënë të gjithëve pa fjalë, lexoni Me këtë stil të ri flokësh dhe vetullash, Kim Kardashian nuk do ta njohim dot më. Ylli i “KWTK” njihet si mbretëresha e ekperimenteve me stilin dhe pamjen e jashtme, duke qenë gjithmonë në pararojë të fjalës së fundit të modës, por kurrë nuk e kishim imagjinuar me flokë të prerë shkurt, një model i cili të përçon afro vibes alla Nina Simone, dhe vetulla shumë të holla, tipike të fillim viteve ’90.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

 

42-vjeçarja u shfaq në numrin e fundit të “CR Fashion Book” me një look tejet të veçantë që të kthente pas në kohë. Në një nga fotot Kim Kardashian mbante veshur një kanotiere me njolla, kurse në të tjerat u shfaq herë me pulovër të zezë dhe herë me një të kuqe, kombinuar më një minifund tutu.

Mes syresh, nuk mungoi as kjo foto sensuale me reçipeta tyli me lule që mbajnë firmën e stilistes së suksesshme shqiptare, Nensi Dojaka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nensi Dojaka (@nensidojaka)

Dojaka, cilësuar nga mediet e huaja si “ylli i feminilitetit”,  është shndërruar në një nga emrat më të rëndësishëm të industrisë së lingerie. Puna e plodhur dhe pasionante përkthehet jo vetëm në modele unike, por edhe në çmime prestigjioze, siç është “British Fashion Council” për talentet e reja në "Fashion Awards 2021" apo çmimi prestigjioz nga fondacioni i "Louis Vuitton" për stilistët e rinj. 

Bella Hadid, Dua Lipa, Hailey Bieber, Emily Ratajkowski dhe së fundmi Kim Kardashian, janë disa prej yjeve që kanë veshur krijimet e saj.

Nensi Dojaka shkëlqen sërish, stilistja e njohur shqiptare vesh Kim

Nensi Dojaka shkëlqen sërish, stilistja e njohur shqiptare vesh Kim

Nensi Dojaka shkëlqen sërish, stilistja e njohur shqiptare vesh Kim

Nensi Dojaka shkëlqen sërish, stilistja e njohur shqiptare vesh Kim

Në shkurt të këtij viti, kryeredaktorja e "Living", Santana Çomora, pati kënaqësinë  të ndiqte nga afër një sfilatë të saj dhe të sillte një intervistë ekskluzive të stilistes së famshme. Ju ftojmë ta lexoni duke klikuar këtë link Nensi Dojaka, ylli i feminilitetit, zbulon koleksionin e saj të parë të fustaneve të nusërisë dhe fustaneve slip në bashkëpunim me Mytheresa.

Horoskop