News / 27 Shtator 2023, 15:01

Konferenca për dezinformimin gjinor: Në Shqipëri gratë "dhunohen" dhe nga mediat

Konferenca për dezinformimin gjinor: Në Shqipëri gratë

Fushatat dezinformuese shënjestrojnë kryesisht gratë në politikë, aktivistet, gratë që janë pjesë e grupeve të margjinalizuara si LGBTQIA, përmes qëndrimeve seksiste, duke i vënë para një gjyqi publik. Ishin këto disa nga gjetjet e studimit, “Dezinformimi me bazë gjinore në Shqipëri: si formojnë mediat qëndrime ndaj roleve gjinore”, i realizuar nga qendra Faktoje.

Faktoje, gjatë hulumtimit konstatoi se si fushatat e dezinformimit me bazë gjinore po shënjojnë peizazhin mediatik në Shqipëri duke shkaktuar pasoja serioze. Sipas studimit, raportimi jo cilësor dhe manipulues, krijon një klimë të brishtë që ndikon duke shkurajuar gratë për pjesëmarrje aktive në politikë dhe në jetën publike në përgjithësi.

Konferenca për dezinformimin gjinor: Në Shqipëri gratë

Një tjetër shqetësim është fakti që këto fushata mund të shfrytëzohen nga aktorë të tretë të huaj, për të rritur mosbesimin ndaj BE-së apo vlerave perëndimore në përgjithësi. Struktura labile ekonomike e ekosistemit mediatik shqiptar tregon që media shqiptare është e pambrojtur ndaj dezinformimeve të huaja, me qëllime keqdashëse apo destabilizuese. Për shembull, përhapja e fushatave dezinformuese homofobike dhe mizogjene përputhet me rritjen e fushatave të ngjashme në Evropë dhe më tej, mbi të gjitha pas nisjes së agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Gjetjet e studimit “Dezinformimi me bazë gjinore në Shqipëri: si formojnë mediat qëndrime ndaj roleve gjinore”, ilustrohen me histori të politikaneve, anëtarëve të komunitetit LGBT, por dhe të miturve që kanë qenë viktima të fushatave dezinformuese. Raste konkrete u identifikuan ndaj deputetes Majlinda Bregu, aktivistes Xheni Karaj, Zhaklin Lekatarit, etj,.

Konferenca për dezinformimin gjinor: Në Shqipëri gratë

Ekipi i Faktoje realizoi pesë artikuj faktverifikues që përgënjeshtrojnë ose përgënjeshtrojnë fushatat e dezinformimit dhe ilustrojnë ndikimin që ato kanë tek publiku duke krijuar përceptime të gabuara përmes narrativave seksiste, mizogjine dhe homophobe.

Konferenca për dezinformimin gjinor: Në Shqipëri gratë

Gjetjet e hulumtimit u prezantuan, ditën e martë,  26 shtator 2023, në mjediset e Europe House, me një panel të përbërë nga gazetarja Klodiana Kapo, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi z.Robert Gajda dhe ekspertja për çështje gjinore, Edlira Cepani. Konferenca dedikuar dezinformimit me bazë gjinore në Shqipëri, mblodhi bashkë gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, aktvistë të të drejtave të njeriut, të cilët ngritën gjithashtu si shqetësim mungesën e zbatimit të ligjit kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes.

Horoskop