
Spikerja e BBC bën gabimin "e pafalshëm" në transmetimin live, video bëhet virale
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Ju ka ndodhur ndonjëherë të shkoni te parukierja dhe të mos keni asnjë ide se ç’të bëni? Ose ta keni ndarë mendjen se ç’ju duhet, por kur jeni ulur në poltronë para pasqyrës, të keni harruar çdo gjë? Ndodh më shpesh nga ç’ua merr mendja dhe s’keni pse ndiheni në faj për këtë gjë. Sado e thjeshtë të duket ideja e një prerjeje apo ngjyre të re, në të vërtetë është krejt e kundërta. Megjithatë nëse doni të mirëprisni tetorin ndryshe, është koha të mendoni seriozisht për balluke. Dhe pasi të shihni këto foto të Eva Longoria-s, do të nxitoni te parukierja që t’i prisni po njëlloj.
Ylli 48-vjeçar i “Shtëpiake të dëshpëruara” ka postuar në Instagram disa foto ku shfaqet më ndryshe se kurrë. E veshur me një fustan ngjyrë bizele që mban vulën e Victoria Beckham, një nga miket e saj më të ngushta, Eva duket e mrekullueshme me prerjen e re që si gjithmonë ia ka besuar parukierit të saj besnik, Jordan Deal. Të gjithë e kanë mirëpritur këtë ndryshim dhe u japim të drejtë pasi Longoria duket një perëndëshe më flokët e rinj.
View this post on Instagram
Dhe nëse Eva ju duket larg, hidhuni një sy gocave tona që kanë eksperimentuar po ashtu me balluket këtë vjeshtë, lexoni "Balluket e ballit mbi sy të kanë rënë", kush janë vajzat e njohura të ekranit që e nisën muajin me look të ri
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Aktori i humorit Agron Llakaj ka treguar sot se ka patur shumë nevojë për mbështetjen e madhe të bashkëshortes së...
Djali i aktori i njohur shkodran Julian Deda, Mateo ditën e sotme feston ditëlindjen. Në këtë ditë kaq të veçant&eum...