Astroliving / 3 Tetor 2023, 08:51

Horoskopi i muajit tetor: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Horoskopi  i muajit tetor: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Nga Paolo Fox

BINJAKËT: Çdo muaj duhet të ndryshoni strategji, të mendoni se si të kapërceni një problem dhe kjo nuk ju pëlqen. Fillimi i mosmarrëveshjeve ose proceseve gjyqësore në këtë pjesë të vitit mund të çojë në shpenzime të tepërta, rimbursimet nuk do të merren së shpejti dhe do të ketë edhe nga ata që do të duhet të diskutojnë me një kompani sigurimesh, ose një institucion për të marrë një rimbursim. Kostoja e një shitjeje do të ndihet goxha,  sidomos nëse është e nevojshme marrja e një kredie. Mbetet një muaj i larmishëm. Marsi është aktiv deri në datën 12, Mërkuri nxit takime nga data 5 deri në datën 22, por nuk duket se ka stabilitetin që dëshironi. Nëse ka pasur probleme fizike ose personale vitin e kaluar, mund t'ju rikthehet pasiguria, por kjo s'nënkupton që duhet të demoralizoheni plotësisht. Tekefundit është një periudhë kalimtare, ndaj është më mirë të mos hidhëroheni dhe t'i rezistoni ndonjë provokimi, duke i anashkaluar gjërat. Do të merrni propozime, por ju këshillohet maturi në marrëdhëniet profesionale, pasi datat 11, 18, 19 dhe 25 janë goxha të tensionuara dhe mund të mos ju mbajnë më nervat.

Marrëdhëniet shoqërohen me shumë nervozizëm, por kjo nuk do të thotë se ka një të tretë, ose ka mungesë dashurie. Shpesh problemet e jashtme bëhen shkak për probleme brenda në çift. Kur vini në shtëpi me humor të keq, shkaktoni një rrezik që nuk duhet nënvlerësuar. Gjithsesi, nëse ka probleme mund të diskutohen, bëjeni më mirë nga data 5 dhe 22. Vetëm se nuk duhet të ngatërroni ndjenjat, duke dëshiruar një person të pamundur, ose të zënë. Në rast tensioni të tepërt, ju këshillohet të uleni dhe të bisedoni. Datat 13, 14 dhe 22 do të jenë ditë ideale për biseda. Që nga muaji i kaluar po krijohet një gjendje tensioni që duhet kapërcyer. Ka dhe nga ato që ankohen se partneri i tyre nuk është aq i pranishëm.


Duke qenë se ky muaj është mjaft i lodhshëm, është mirë të mos e teproni. Java nga data 9 deri në 15 mund të jetë më e lodhshme, ndaj bëni kujdes. Shpina është pika juaj e dobët, do të vëreni njëfarë lodhjeje, ndaj duhet të bëni kujdes me frymëmarrjen. Meditimi i shëndetshëm ju ndihmon të ndiheni më mirë. Këshillohet pushim në datat 18 dhe 19, ndërsa në datat 22, 30 dhe 31 do të keni një rikuperim të mirë.

GAFORRJA: Ritmi i këtij muaji është krejt ndryshe dhe i përshpejtuar, megjithatë këshillohet t'i kushtoni pak vëmendje shpenzimeve, të cilat janë më të larta, veçanërisht nëse keni pasur borxhe gjatë muajve të fundit. Një interes, qoftë edhe margjinal, mund të bëhet i rëndësishëm. Një aktivitet i bërë për argëtim mund të kthehet në profesionin e së ardhmes. Të rinjtë, ata që njohin teknologjitë e reja, internetin dhe komunikimin, duhet të merren me punë. Përgjegjësitë e reja do të jenë më të lehta për t'u përballuar me ndihmën e Jupiterit, Saturnit dhe Marsit, të favorshëm nga data 12. Ka më pak tension në marrëdhëniet e punës dhe për pasojë më shumë mundësi për të bërë kërkesa apo për risi. Nëse duhet të merreni me një njeri të rëndësishëm, pjesa e dytë e muajit do të jetë e shkëlqyer. Tetori nga data 23 deri në 31 hap dyert për mundësi të reja. Nëse keni rol drejtues, ose duhet të organizoni diçka me ortakët, mund të krijohet mundësia e duhur për t'u afirmuar.

Edhe në nivelin sentimental ka më shumë dinamikë. Shpresoj që tashmë të keni dikë në zemër. Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj nga data 12, jo vetëm që do t'ju zgjojë sensualitetin, por do t'ju rikthejë në përjetimin e ndjenjave. Sigurisht që ruani ende në kujtesë disa përvoja të këqija, por kjo nuk duhet të ndalojë lindjen e emocioneve të reja. Aspektet më të mira të planetëve sugjerojnë momente rikuperimi mes bashkëshortëve, projekte të rëndësishme, përfundim të çështjeve ligjore. Mund të jetë interesante të merrni përsipër një biznes familjar me partnerin, ose të ndërtoni një projekt së bashku. Ditët nga data 22 deri në datën 31 janë veçanërisht efektive. Çështjet që lidhen me prona apo familjare mund të zgjidhen në fund të muajit. Duhen pranuar kompromise në mënyrë të pashmangshme.

Shtatori ishte një muaj me shqetësime, që vazhdojnë t’jua prishin gjumin. Kujdes nga data 6 deri në datë 8. Pastaj gjithçka është në rregull. Rikuperoni energji të mira nga data 12 e në vazhdim. Është mirë të mbani dietë, por vetëm nën mbikëqyrjen mjekësore.

Horoskop