
Spikerja e BBC bën gabimin "e pafalshëm" në transmetimin live, video bëhet virale
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Nga Paolo Fox
LUANI: Jeni të gatshëm të fitoni, vetëm që të bëni atë që dëshironi ose të mos shihni më disa njerëz që ju mërzitin vërtet. Së fundmi keni bërë disa zgjedhje drastike. Tetori mund të sjellë zgjidhje nga pikëpamja ekonomike, nga data 5 deri në datën 22 diçka po lëviz, e premtja 13 do të jetë një ditë e mirë për të folur për paratë, për të studiuar projekte të reja për vitin e ardhshëm. Edhe ata që kërkojnë zgjidhje për problemet ligjore, do të kenë lajme të mira. Ata që kanë një biznes, do të bëjnë marrëveshje të mira. Nxënësit do të mund të marrin rezultate të kënaqshme në provimet e vështira. Nëse keni një takim të rëndësishëm, këshillohet ta zhvilloni në pjesën e parë të muajit. Këto kalime janë shumë të dobishme për t'ju ndihmuar të zgjidhni çështje që lidhen me një pronë. Situata është interesante për ata që punojnë jashtë vendit, për ata që duan të përfshihen në sektorë të paprovuar më parë. Nuk e keni humbur shpirtin e aventurës që e ka karakterizuar gjithmonë personalitetin tuaj.
Venusi nga data 9 nuk do të jetë më në shenjën tuaj. Tetori është një muaj i qetë për dashurinë, ata që donin një dashuri të re, nuk do të kërkojnë më shumë. Në javët e ardhshme mos i shtoni asgjë të re situatës sentimentale. Historitë e paqarta, marrëdhëniet e paqëndrueshme mund të pësojnë ndryshime. Në pjesën e dytë të muajit, disonancat planetare do të arrijnë kulmin më datë 22. Nuk ju rekomandohet për momentin që të lini diçka të sigurt për diçka të pasigurt. Shtohet mungesa e tolerancës në fund të tetorit dhe dyfishohet rreziku i grindjeve për arsye të parëndësishme. Nga ana tjetër, prej disa muajsh keni akumuluar inat, jo aq në familje, por në vendin e punës.Nga data 23 deri në datën 30 duhet të bëni shumë kujdes, sepse nervat tuaja do të arrijnë kulmin.
Muaj i veçantë, në të cilin Marsi fillon një kalim të trazuar nga data 12, ndaj duhet të përpiqeni të largoni shqetësimet tuaja. Nëse dikush në familjen tuaj ju detyron të debatoni, mos i kushtoni rëndësi! Mund të keni probleme me stomakun për shkak të tensioneve në datat 15, 16, 17, 28, 29. Mundohuni të kufizoni situatat kaotike. Bëni gjëra që ju falin qetësi. Edhe nëse mendoni se nuk ndikoheni nga të tjerët, nuk është e vërtetë, pasi e doni konsensusin dhe të qenët në qendër të vëmendjes. Mundohuni të mos e teproni.
VIRGJËRESHA: Këtë muaj i keni vënë vetes shumë qëllime. Ndikimi i Saturnit nuk është gjithmonë për mirë dhe është i kufizuar, ndaj në momente të caktuara ndoshta nuk do të ndiheni plotësisht të kënaqur, ose do të fajësoni veten se keni marrë shumë angazhime njëkohësisht, por nuk do t'ju mungojë forca për të ecur para. Tetori është muaji i lëvizjes, i punës, i vendimeve të mëdha që mund të ndryshojnë jetën tuaj. Nuk ka rëndësi të jeni të parët, e rëndësishme është të jeni të sigurt që puna juaj vlerësohet, tani jeni në paqe me veten tuaj. Mund të merrni më shumë oferta, nëse puna juaj është një punë që kërkon një paraqitje të caktuar, akoma më mirë. Nëse kryeni një aktivitet në kontakt me publikun, ndikimi i Venusit në shenjë do t'ju rritë aftësinë për të folur. Me pak fjalë do të jeni më magjepsës dhe tërheqës. Jini më të vëmendshëm, sidomos në datat 18 dhe 19, kur do të ketë pak më shumë tension.
Për çiftet që dashurohen, është koha më e mirë për t'u martuar, shumë prej tyre kanë menduar për këtë që nga viti i kaluar. Nëse jeni beqarë, përgatitni një plan sulmi nëse ju pëlqen një person dhe mendoni se dhe ai/ajo ka ndjenja për ju. Yjet ndihmojnë ata që janë vetëm ose pak të zhgënjyer nga një ndarje e keqe. Pasioni i madh që përshkon tetorin mund t'ju hedhë në krahët e dikujt që do të ketë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj, por me të njëjtën vrull mund t'i jepni fund një marrëdhënieje të keqe, duke e ditur tashmë që një person ju pret. Kushdo që nuk ka guxim t'i ndryshojë gjërat nga frika ose sepse janë shumë racionalë dhe mosbesues, po gabon. Dhjetëditëshi i fundit i muajit është goxha fatsjellës, sidomos data 29 do të jetë e rëndësishme. Do të fitoni simpatinë e të tjerëve, aq sa për të ngjallur kuriozitet dhe admirim nga njerëzit që nuk i keni takuar kurrë më parë. Historitë që krijohen tani janë në harmoni me sensin tuaj kritik dhe romantik në të njëjtën kohë. Një qiell absolutisht intrigues.
Saturni mund të shkaktojë disa probleme afatgjata, ose probleme që duhet të zgjidhen muaj pas muaji. Nuk ka dyshim se nuk ju mungon vendosmëria, e cila është gjithmonë e rëndësishme kur përballemi me probleme fizike. Duhet të shmanget njëfarë nervozizmi rreth datës 18, si dhe shpërqendrimet. Qëndrimet vetëshkatërruese mund të mposhtin edhe aspektet më të mira planetare.
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Aktori i humorit Agron Llakaj ka treguar sot se ka patur shumë nevojë për mbështetjen e madhe të bashkëshortes së...
Djali i aktori i njohur shkodran Julian Deda, Mateo ditën e sotme feston ditëlindjen. Në këtë ditë kaq të veçant&eum...