
Spikerja e BBC bën gabimin "e pafalshëm" në transmetimin live, video bëhet virale
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Nga Paolo Fox
PESHORJA: Shumë Peshore në këtë pjesë të vitit mund të thonë që ia dolën. Nuk ka pengesa të mëdha, Dielli vazhdon një kalim të këndshëm në shenjë, shoqëruar me një Mars të artë, deri në datën 12. Kjo ju jep mundësinë që të rikuperoheni dhe të braktisni rrugët që nuk janë më frytdhënëse në favor të zgjedhjeve më kreative dhe të përgjegjshme. Të rinjtë duhet të përfitojnë nga ky moment për t'u bërë të njohur, për të promovuar veten, ndërkohë që personat e një moshe të caktuar do të kenë mundësinë të rikuperojnë një pozicion të humbur vitin e kaluar. Personat krijues do të kenë ide origjinale, pas një periudhe të gjatë pasiviteti. Yjet kanë përgatitur një muaj aktiv për ju dhe me mundësi të shumta për t'ju treguar të tjerëve aftësitë tuaja. Mund të themi se ky do të jetë një sezon produktiv dhe i rëndësishëm në jetën tuaj. Do të rrëzohen shumë pengesa, që në të kaluarën nuk ju lejuan të bënit atë që dëshironit. Duhen shfrytëzuar mundësitë në këtë fazë. Ata që punojnë me përqindje, do të kenë diçka shtesë, mund të eksperimentojnë me projekte të reja, që do të jenë të suksesshme në dy vitet e ardhshme. Nuk duhet të ndaleni tani, ditët më interesante janë ato deri në datën 10, por edhe rreth datës 23 mund të lindë një mundësi tjetër.
Dëshira për të rifituar qetësinë në dashuri është shumë e madhe, nuk ngurroni më të jetoni një histori të rëndësishme, e kaluara është e kaluar dhe tani vlen vetëm e ardhmja. Mund të kërkoni një pasion të ri apo një emocion që ju mbush zemrën. Do të refuzoni çdo gjë që është e kotë dhe e lodhshme. Nëse një histori nuk funksionon, është më mirë të mbyllet. Prej kohësh doni ta shprehni mendimin tuaj dhe mund t'ia shpjegoni më mirë partnerit tuaj qëllimet tuaja të vërteta. Yjet e këtij fundviti ju shtojnë sharmin, por kujdes, pasi mund të keni ndjenja për një person tjetër dhe të krijoni lidhje paralele. Dashuritë që lulëzojnë tani janë pasionante dhe mund të jenë afatgjata. Martesat favorizohen në muajt në vijim, ndërsa ata që munden dhe duan të kenë një fëmijë, nuk kanë pse të kenë më rezerva dhe mund të fillojnë ta mendojnë më seriozisht këtë.
Rikuperim i qartë edhe për sa i përket fitnesit, trajtimet që nisin tani shkojnë mirë. Ka një energji të bukur. Kalimi i Diellit në shenjë ofron edhe mundësinë e përballjes me guxim të situatave delikate. Datat 13 dhe 14 janë të favorshme për të filluar trajtime. Duke qenë se kujdeseni për pamjen tuaj të jashtme, ndërhyrjet estetike janë të këshillueshme në tri javët e para të muajit. Do të keni rezultate të shkëlqyera, nëse drejtoheni te kompetentët.
AKREPI: Ky është muaji ideal për t’u çliruar nga ngarkesat. Nuk do t'ju mungojë vullneti për të vepruar. Është mirë t'i merrni gjërat me radhë, ka njëfarë konfuzioni që dominon në javën e parë të tetorit, pastaj ditë pas dite gjithçka qetësohet dhe shumë paqartësi do të zgjidhen. Muajt e fundit kanë qenë një luftë e vërtetë, por në fund, edhe pse disa beteja kanë rezultuar të lodhshme, ia keni dalë mbanë me sukses. Tani mund të jeni më të kënaqur dhe të mendoni si t’ia dilni mbanë pa i vënë vetes shumë kufizime apo pa pasur rezerva. Betejat dhe transformimet e fundit kanë qenë të dobishme për t'u larguar nga zakonet e pakëndshme. Duhet të përpiqeni të përfundoni angazhimet që keni marrë dhe të fokusoheni në mundësitë që mund të hapin shtigje të reja. Data 23, kur Dielli hyn në shenjë, dhe java e fundit e tetorit, mund të sjellë avantazhe dhe konfirmime më të mëdha. Duhet të ulni ritmin dhe të përpiqeni të gjeni një përgjigje për shumë çështje ende të pazgjidhura. Venusi është në favor të shenjës suaj që në datën 9.
Kontradiktat në dashuri kanë lindur që në verë. Tetori mbyll një periudhë të gjatë të heshtur për ndjenjat, veçanërisht për të gjithë ata që ishin të zhgënjyer dhe për ata që nuk e kanë gjetur personin e duhur. Prandaj mund të keni takime të veçanta. Kjo gjendje ushqen edhe shpresat për rikuperim për marrëdhëniet, të cilat pavarësisht keqkuptimeve, vazhdojnë të qëndrojnë. Midis tetorit dhe dhjetorit, mostoleranca ia lë vendin pasionit. Duket sikur më në fund do të keni mjetet e duhura për të kuptuar se si të riparoni një marrëdhënie, ose thjesht të filloni të ndiheni më mirë. Nga data 22 deri në datën 31 do të keni edhe më shumë kënaqësi. Çiftet që për arsye të ndryshme nuk kanë bërë dot një martesë apo bashkëjetesë, apo kanë pasur vonesa në planifikimin e një fëmije a në kërkimin e një shtëpie, do të kenë goxha mundësi inkurajuese.
Mos u zemëroni për gjëra të vogla, kërkoni ndërmjetësim nëse disa projekte apo programe të nisura në shtator nuk po shkojnë ashtu si do të kishit dashur. Bëni një kërkesë në datën 23 dhe mos e ngarkoni veten me tensione që vijnë nga jashtë. Është e vështirë, sepse keni vullnet të fortë dhe karakter sanguin, por duhet të përpiqeni.
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Aktori i humorit Agron Llakaj ka treguar sot se ka patur shumë nevojë për mbështetjen e madhe të bashkëshortes së...
Djali i aktori i njohur shkodran Julian Deda, Mateo ditën e sotme feston ditëlindjen. Në këtë ditë kaq të veçant&eum...