Astroliving / 3 Tetor 2023, 09:20

Horoskopi i muajit tetor: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Horoskopi  i muajit tetor: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Nga Paolo Fox

SHIGJETARI: Nëse ka një gjë që Shigjetari nuk mund ta durojë është përsëritja, por rolet duhet të ndryshojnë herë pas here. Ka të ngjarë të keni shqetësime, vonesa, bllokime. Këshillohet të investoni vetëm në projekte të sigurta. Mund të jetë e rrezikshme përfshirja në një eksperiment, veçanërisht duke pasur parasysh aspektin e Saturnit, që kërkon këmbëngulje, por mund të jeni tepër të vendosur kur i vini vetes si synim të arrini një qëllim. Shumë njerëz në këtë periudhë do të donin të kishin më shumë siguri. Ata që kanë ndryshuar ekip gjatë muajve të fundit nuk janë plotësisht të bindur që janë mirë dhe besoj se do të ketë transformime të mëtejshme gjatë vitit 2024. Ata që kanë një shtëpi mund të mendojnë për shitjen ose ndryshimin e saj ose do të ketë ende shpenzime për të përballuar. Nuk është një periudhë që ju lejon të shpenzoni shumë.

Disa çifte kanë ndryshuar jetën e tyre për fëmijët. Martesat në krizë duhet të përballen me realitetin pa kërkuar devijime jashtë marrëdhënies. Datat 10 dhe 11 do të jenë disi të lodhshme. Takimet në tetor apo ato të bëra disa javë më parë nuk janë aq të lehta për t'u menaxhuar. Vëmendje maksimale në marrëdhëniet me njerëz që janë shumë larg ose të vështirë për t'u arritur. Ju këshillohet të mendoni me kujdes përpara se të merrni një vendim. Bëni kujdes me xhelozinë, veçanërisht nëse keni të bëni me një person nga e kaluara që këmbëngul të jetë i pranishëm. Do të ishte mirë që të analizonim me kujdes përgjegjësitë individuale, përndryshe rrezikoni të debatoni. Kujdes me mënyrën si shpreheni.  Një nga cilësitë tuaja më të mëdha është pa dyshim sinqeriteti, por ndonjëherë është më mirë të jeni më diplomatik, këtë do ta kuptoni më mirë në datën 18.

Yjet ju nxitin që të bëni përpjekje më të mëdha, që nga gushti nuk mund të ndaleni për asnjë moment. Jeni person me shpirt luftarak, ju pëlqen të përballeni drejtpërdrejt me jetën, por përpiquni të mos lodheni, sidomos rreth datës 10. Ditët e tjera me më pak presion do të jenë ato të së martës 24 dhe të mërkurës 25. Do të jeni aktivë në dymbëdhjetë ditët e para të muajit, prandaj nëse keni nevojë të ndiqni një kurë apo terapi, do të jeni të zënë veçanërisht në fillim të tetorit.

BRICJAPI: Ka kaq shumë për të bërë, për të çuar para dhe për disa edhe për të rikuperuar. Ambicia është në kulm. Duket se janë kapërcyer pengesat në fillim të vitit ose të paktën e keni çliruar veten nga një barrë dhe ndiheni më mirë. Nëse jeni duke kërkuar për një punë të re, është një kohë e volitshme. Nëse keni një rol të rëndësishëm, por dikush është përpjekur t'ju lërë në hije muajt e fundit, do të keni mundësi rikthimi. Ndikimi i kombinuar i yjeve ju mundëson të bëni zgjedhje më të mira. Mund të tentoni edhe një projekt që është lënë mënjanë prej disa kohësh! Shanset më të mira janë pas datës 12, në pjesën e fundit të muajit, sidomos pas datës 23, kur nuk do të ketë asnjë planet kundërshtar. Do të shpërblehen të gjithë ata që angazhohen, por edhe të rinjtë që kërkojnë një degë të re studimi apo që duan të arrijnë një qëllim të caktuar.

Yjet ju favorizojnë si për ta gjetur dashurinë edhe për ta bërë lidhjen më të fortë. Edhe ata që i japin fund një historie janë gati për një aventurë të re. Mos harroni që Jupiteri përfaqëson kreativitetin, jo vetëm që ju bën të dashuroheni, por rrit mundësinë për t'u përfshirë në një projekt që ka të bëjë me familjen. Nuk është e vështirë të flasësh, të sqarosh plotësisht çështjet themelore të jetës në çift. Është mirë të mendoni për martesën, të bashkëjetoni, të kërkoni strehim që i përshtatet më së miri nevojave të çiftit. Momenti është i favorshëm për ata që janë në moshën e duhur dhe nuk kanë asnjë problem për të pasur një fëmijë. Rastet e ndarjes apo divorcit mund të zgjidhen lehtësisht edhe me një marrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Jupiteri i favorshëm ndihmon çështjet ligjore. Emocione për beqarët, mjafton të shkoni në vendet e duhura! Janë të gjitha kushtet për të gjetur dikë, një muaj pozitiv për të kuptuar plotësisht arsyet e një periudhe që çoi në të jetuarit pothuajse ekskluzivisht për punë. Tani pasioni kthehet. Yje të shkëlqyer nga data 23 në 31.

Duket sikur gjithçka mund të funksionojë për mirë. Pa dyshim që do të ketë edhe momente lodhjeje rreth datës 13, 14 dhe 20. Kontakti me natyrën mund të shërbejë si ilaç, shëtitjet në pyll, rikthimi në një jetë më të shëndetshme. Mos e konsideroni punën si qëllimin e vetëm në jetë. Mendja dhe shpirti kërkojnë më shumë.

Horoskop