
Spikerja e BBC bën gabimin "e pafalshëm" në transmetimin live, video bëhet virale
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Nëse doni që darka e sotme të jetë me pulë, por jo me pilaf apo patate siç e bëjmë zakonisht, një version shumë i shijshëm dhe i shëndetshëm është ai me makarona elbore (kritharaki).
Përbërësit: 1 pulë ose kofsha pule në varësi të numrit të personave për të cilët do të gatuani, 500 g makarona elb, 2 qepë mesatare, 2-3 lugë gjelle salcë domatesh, trumzë, vaj ulliri, gjalpë, kripë dhe piper.
Përgatitja: Si fillim i jepni një valë pulës ose kofshave të pulës për të përfituar lëngun e tyre. Në një zigan të thellë skuqim qepët e prera imët, në zjarr të ngadaltë aq sa të zbuten shumë. Shtojmë makaronat elb, pak gjalpë dhe u japim një skuqje me qepën. Pasi makaronat janë skuqur pak, shtojmë salcën, kripën, piperin dhe i lejmë të marrin për 1-2 minuta të gjitha së bashku. Në një tavë pjekjeje vendosim pjesët e pulës ose kofshat, i marinojmë me pak kripë, piper, vaj ulliri dhe gjalpë dhe i skuqim për 20 minuta në furrë 200 C. Më pas ju shtojmë sipër masën e makaronave dhe 1 litër e pak nga lëngu i pulës (kofshave). Shtojmë sipër pak gjalpë, degë trumze dhe i lejmë në furrë të bëhen aq sa pothuajse masa është kremoze dhe makaronat janë gati. Ju bëftë mirë!
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Aktori i humorit Agron Llakaj ka treguar sot se ka patur shumë nevojë për mbështetjen e madhe të bashkëshortes së...
Djali i aktori i njohur shkodran Julian Deda, Mateo ditën e sotme feston ditëlindjen. Në këtë ditë kaq të veçant&eum...