Modë / 10 Tetor 2023, 09:42

Nuk dini çfarë të vishni? Ky është i vetmi rregull i thjeshtë që duhet të dini për t'u veshur mirë dhe bukur

Nuk dini çfarë të vishni? Ky është i vetmi rregull i

Sikleti në të cilin mund të biesh kur do të vishesh dhe të dalësh nga shtëpia është një ndjenjë e zakonshme për të gjithë. Nuk ka gjini dhe moshë, sepse “të vishesh mirë” ka të bëjë me sferën personale, atë të kënaqësisë fillimisht për veten, e më pas për të tjerët. 

Nuk dini çfarë të vishni? Ky është i vetmi rregull i

Gjithsesi nuk ka njeri që duke qenë para garderobës të mos e ketë thënë njëherë klishenë “çfarë do të vesh sot”. Kjo pasi njerëzit gjithmonë kanë qëllim të ndjekin tendencat e momentit. Por dijeni se nëse keni një veshje në garderobë, ajo padyshim është e bukur dhe duhet veshur.

“Të vishesh mirë” nuk ka të bëjë plotësisht me tendencat e reja, por lidhet drejtpërdrejtë me ndjesinë tuaj.

Nuk dini çfarë të vishni? Ky është i vetmi rregull i

Ky është rregulli kyç për të tërhequr vëmendjen me kombinimin e zgjedhur.

Mund të veshësh koleksionin e ri dhe mund të mos ndjehesh komode, atëherë dije se ky kombinim nuk do ju qëndrojë aspak bukur në trup, sado që mund të ketë kushtuar.

Nuk dini çfarë të vishni? Ky është i vetmi rregull i

Ne jemi të vetëdijshëm se pasiguritë kur bëhet fjalë për të veshur e për të dalë do të na shoqërojnë gjithmonë pasi duhet të vendosim vetë për gjithçka, ndryshe nga të famshmit që kanë një njeri të besuar për t’i udhëzuar në ‘look’-un e tyre, por duke pasur në mendjen rregullin “ndjehu rehat”, do të na japë një dorë të mirë ndihme për t’u veshur bukur dhe në kohën e duhur.

Nuk dini çfarë të vishni? Ky është i vetmi rregull i

 

 

Horoskop