
Spikerja e BBC bën gabimin "e pafalshëm" në transmetimin live, video bëhet virale
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Nga Aurora Lushej
Ju ka ndodhur të takoni një fëmijë, i cili, pasi keni tentuar e tentuar të bisedoni me të, nuk ju ka kthyer përgjigje, është fshehur pas prindërve apo ka ulur kokën dhe keni menduar me vete “Sa i turpshëm qenka!”. Madje, mund ti keni thënë prindit të fëmijës apo edhe vetë fëmijës “Sa i turpshëm qenke!”. Është e vërtetë që fëmijët kanë karaktere të ndryshme, disa mund ta kenë shumë të lehtë të përshaten në një ambjent të ri, me njerëz të rinj dhe disa të tjerë mund të jenë më të tërhequr, kanë nevojë për më shumë kohë për t’u përshtatur. Po kur kjo “kohë” zgjat shumë??
Është normale për fëmijët që të provojnë njëfarë ndrojtjeje kur ndodhen në një ambjent të ri, me fëmijë dhe të rritur të rinj për të, mbi të gjitha kur janë vetëm. Edhe fëmijët më socialë mund të kenë momentet e tyre të “heshtjes”apo reduktim të të folurit, pa ndonjë impakt të zgjatur në funksionimin ditor.
Kjo lloj “heshtjeje” është e përkohshme dhe këta fëmijë flasin kur pritet që të flasin (përshembull, kur thirret emri i tyre në klasë ose pyeten nga një shok nëse duan të luajnë). Prindërit, kujdestarët, mësuesit apo edhe profesionistë të shëndetit mendor, mund ta cilësojnë si “ndrojtje” këtë lloj situate apo një faze e përkoshme që fëmija do ta kalojë. Ndrojtja prezanton një tërheqje fillestare që ndodh shpesh në situata të reja, fëmija është i heshtur gjatë fillimit të festës së ditëlindjes së shokut të tij, në javët e para të vitit të ri shkollor apo kur i kërkohet nga mësuesja të prezantohet me një grup të ri pa u përgatitur për këtë gjë më parë. Ana tjetër e medaljes është kur fëmija vazhdon të jetë “i heshtur” dhe mos të përgjigjet, pavarësisht nxitjeve të shumta nga shokët, lojërave të shumta me ta, pas disa viteve në të njëjtën shkollë apo çdo herë kur në ambjentin e tij vjen një person i ri.
Kjo situatë na drejton tek Mutizmi Selektiv. Mutizmi Selektiv është një çrregullim ankthi i cili karakterizohet nga një pamundësi e fëmijës për të folur në ambjente sociale të tilla si: shkollë, ambiente publike apo aktivitete në komunitet, sporte etj., pavarësisht të qënurit i aftë për të folur në ambiente të tjera si aifamiljar.
Pavarësisht se flasin lirisht në shtëpi, fëmijët me Mutizëm Selektiv duket sikur “ngrijnë” dhe qëndrojnë komplet të heshtur në situata sociale varësisht nga personi, vendi, situata apo aktiviteti. Kjo gjendje i pengon këta fëmijë të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre dhe të angazhohen plotësisht në shkollë, me shokët, në aktivitetet shkollore, me fqinjët dhe komunitetin që i rrethon.
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Aktori i humorit Agron Llakaj ka treguar sot se ka patur shumë nevojë për mbështetjen e madhe të bashkëshortes së...
Djali i aktori i njohur shkodran Julian Deda, Mateo ditën e sotme feston ditëlindjen. Në këtë ditë kaq të veçant&eum...