Kuzhina / 19 Tetor 2023, 17:08

Provojeni që sonte, kjo supë është ideale për ditët e ftohta të vjeshtës

Provojeni që sonte, kjo supë është ideale për

Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût

Prej disa ditësh, kungujt dimërorë kanë zbukuruar stendat e dyqaneve dhe tregjeve ushqimorë kështu që nëse shihni ndonjë, mos hezitoni ta blini. Halloween-i ka ende kohë, kurse supa e mëposhtme duhet provuar sa hap e mbyll sytë.

Përbërësit: 1 kungull i vogël, 1/2 presh ose qepë, 1-2 patate, 3-4 karota, misra të zier(opsionale), kripë, piper, vaj ulliri, panna për gatim dhe arrë moskat.

Përgatitja: Në një tigan skuqim pak preshin ose qepën. Më pas shtojmë pataten, kungullin, misrat dhe karotat të prera në kubikë. Pasi janë skuqur lehtë shtojmë kripë, piper dhe pak ujë derisa të ziejnë. Në fund e frulojmë dhe më pas shtojmë ujë aq sa e shikojmë që supa nuk është as shumë e trashë dhe as shumë e hollë. Për dorë të fundit shtojmë pak panna për neutralizim aciditeti dhe shijesh, si dhe dhe arrë moskat. Ju bëftë mirë!

Horoskop