
Spikerja e BBC bën gabimin "e pafalshëm" në transmetimin live, video bëhet virale
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Victoria’s Secret është përpjekur vitet e fundit të riformulojë markën e saj, por gjërat nuk shkuan siç pritej. Perandoria e të brendshmeve ka parë rënie të shitjeve pasi kaloi në modele të ndryshme jo "perfekte", duke zëvendësuar “engjëjt” e saj të famshëm me figura të tilla si futbollistja Megan Rapinoe dhe modelja transgjinore Valentina Sampaio.
Ndërsa ky ndryshim mori vlerësime pozitive në internet, kjo nuk çoi në një rritje të shitjeve. Për pasojë, kompania po mendon rikthehet te paraqitjet seksi për të cilat është bërë e njohur në fillimet e saj.
Për sa i përket performancës financiare, të ardhurat për vitin 2023 parashikohen të arrijnë në 6.2 miliardë dollarë, që përfaqëson një rënie prej 5% nga viti i kaluar dhe madje edhe më të ulët se 7.5 miliardë dollarët e arritur në 2020.
Victoria’s Secret, e njohur për shfaqjet e saj spektakolare të pistave me modele si Cara Delevingne dhe Miranda Kerr si “Engjëjt”, u përball me kritika nga aktivistët sipas së cilëve nuk përcillte atë larmishmërinë e trupave që ka në botë. Pavarësisht sfidave të saj, marka lançoi “Victoria’s Secret: The Tour ’23” këtë vit në një përpjekje për të ringjallur markën.
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Aktori i humorit Agron Llakaj ka treguar sot se ka patur shumë nevojë për mbështetjen e madhe të bashkëshortes së...
Djali i aktori i njohur shkodran Julian Deda, Mateo ditën e sotme feston ditëlindjen. Në këtë ditë kaq të veçant&eum...