
"Nuk kam mbaruar së jetuari", aktorja e famshme bën rrëfimin prekës: "Kanceri po më përhapet nëpër kocka, por nuk dua të vdes"
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
Nga logopede Aurora Lushej
Mund të duket më e lehtë dhe më e shpejtë t'i bëni gjërat gati për fëmijën tuaj, në vend që t'i lejoni ata t'i bëjnë vetë. Kur fëmijët rriten, ata duhet të marrin më shumë përgjegjësi. Ti nuk po i bën nder fëmijës kur kryen çdo detyrë bazike për ta. Në fakt, duke u mësuar në këtë mënyrë, ata mund të zhvillojnë varësinë ndaj jush apo të tjerëve edhe për gjërat më të vogla (imagjinoni një fëmijë adoleshent që ju pyet për çdo gjë, pavarësisht se mund t'i bëje vetë fare mirë). Në mënyrë që të rrisni vetëbesimin dhe përgjegjshmërinë te fëmija juaj, ndiqni këto 5 këshilla.
1. BËNI NJË LISTË
Krijo një listë me detyra që fëmija yt duhet t'i bëje vetë, si për shembull, të vishet apo të mbledhë lodrat e tij. Flisni me ta për gjërat që ata mendojnë se mund t'i bëjnë. Nëse nuk janë të sigurt, mund t'i praktikojnë në prezencën tuaj. Eliminoni detyrat që mendoni se ata nuk janë gati për t'i bërë. Mbani mend, fëmijët përformojnë më mirë kur e dinë se çfarë pritet nga ata.
2. MOS PRISNI PERFEKSION
Fëmijët janë akoma duke zhvilluar dhe duke njohur aftësitë e tyre motore, kështu që mund të kenë incidentë të tilla si: derdhja e qumështit kur duan ta mbushin gotën vetë. Kur ndodhin të tilla incidente, mundohuni të mos i kritikoni apo të reagoni në mënyra të tilla që ata të ndihen keq. Në vend të kësaj, ndihmojeni ta provojë përsëri derisa ta mësojë. Bëjeni të kuptojë se të gjithë bëjmë gabime, asnjë nuk është perfekt.
3.JEPUNI KOHËN E DUHUR
Fëmijët kanë nevojë për më shumë kohë sesa të rriturit për të përfunduar detyra të caktuara. Jepuni kohën e duhur për të parandaluar stresin tek ata. Për shembull, nëse fëmijës tënd i duhen 10 minuta për të veshur rrobat e veta në mëngjes, filloni rutinën ditore më herët. Me praktikën, ata do mësojnë të bëjnë më shpejt të gjitha detyrat e tyre.
4. ZHVILLONI NJË RUTINË
Fëmijët kanë nevojë për rutinë për të menaxhuar përgjegjësitë e tyre. Nëse rutina ditore ndryshon vazhdimisht, ata do bëhen të hutuar. Shpjegojuni atyre kur duhet të kryejnë detyrat e tyre. Për shembull, tregojuni që duhet t'i mbledhin lodrat e tyre para se të flejnë gjumë.
5. LAVDËROJENI
Fëmijët (dhe jo vetëm) kanë shumë dëshirë që të vlerësohen për gjërat që bëjnë. Lavdërojini ata kur bëjnë detyra në mënyrë të pavarur, mbi të gjitha nëse është diçka që ata e kishin të vështirë ta bënin në fillim. Jepuni kurajë kur ndihen të frustruar për diçka që nuk e kanë bërë mirë. Kur ju u jepni fëmijëve mundësinë të kryejnë detyrat vetë, ata fillojnë të zhvillojnë konceptin e përgjegjshmërisë dhe arritjeve. Kur të rriten do të jenë të aftë të përdorin aftësinë e zgjidhjes së problemeve (kur fëmija i kryen vetë detyrat e tij, ai mëson të zgjidhë “problemet” që dalin rrugës, për shembull, kur i marrin lodrën në park dhe duhet të gjejë mënyrën si ta marrë lodrën përsërinë kapërcimin me lehtësi të situatave të vështira).
Shënim: Në terma afatgjatë, nxitja e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë, formon një karakter me vetëbesim dhe vetëvlerësim të lartë, të respektueshëm dhe të aftë të kuptojë nevojat e tij dhe t'i arrijë ato.
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
3,2, 1… Tirana zyrtarisht ka hyrë në periudhën më të bukur të vitit! Kthyer tashmë në traditë, sheshi &ls...
Dashi: Për një shenjë të zodiakut të prirur për t’u angazhuar me shumë gjëra njëherazi, dhe mbi të gji...