
Spikerja e BBC bën gabimin "e pafalshëm" në transmetimin live, video bëhet virale
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Në botën e modës është e pamundur të qëndrosh në vend. Eventet, premierat dhe festat ekskluzive gjallërojnë vazhdimisht javët, duke sjellë në skenë veshje magjepsëse që do t'i kishte zili e gjithë bota.
Nëse do ta nisim që prej datës 13 tetor me rastin e premierës së "Ferrari" gjatë Festivalit të Filmit në New York, ishte Penelope Cruz ajo që fitoi sytë dhe zemrat e publikut. Për mbrëmjen aktorja spanjolle zgjodhi një fustan nga koleksioni Chanel Autumn Winter 2023. Ajo u shfaq e veshur me një fustan të gjatë me motive lulesh në nuanca të bardha, të kuqe dhe të zeza.
Por surpriza nuk mbaron me kaq, Scarlett Johansson po na magjeps këtë javë me dukjen e saj minimaliste, të thjeshtë, por jashtëzakonisht shik. Gjatë çmimeve vjetore “God's Love We Deliver Golden Heart”, Johansson zgjodhi një fustan të zi mat, nga koleksioni i Michael Kors Pranverë Verë 2024.
Nga ato më “të thjeshtat” deri tek veshjet më të guximshme, këto janë klasifikuar si më të mirat e kësaj jave:
Penelope Cruz/ CHANEL FALL WINTER 2023
Scarlett Johansson/ MICHAEL KORS SPRING SUMMER 2024
Halle Bailey/ NICOLE + FELICIA
Eva Longoria/ DAVID KOMA FALL 2023
Ashley Park/ MICHAEL KORS PRANVERË VERË 2024
Ariana Debose/ OSCAR DE LA RENTA
Madonna/ ATELIER VERSACE
Poppy Delevingne/ ALESSANDRA RICH
Jesse Glynne/ RASARIO
Jada Pinkett Smith/ VALENTINO SPRING 2023 COLLECTION
Lily Allen/ PHILOSOPHY di LORENZO SERAFINI
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Aktori i humorit Agron Llakaj ka treguar sot se ka patur shumë nevojë për mbështetjen e madhe të bashkëshortes së...
Djali i aktori i njohur shkodran Julian Deda, Mateo ditën e sotme feston ditëlindjen. Në këtë ditë kaq të veçant&eum...