Astroliving / 24 Tetor 2023, 12:29

Mbretëreshë e pasionit dhe partnere perfekte, meshkujt e këtyre shenjave janë të vetmit që "çmendin" femrën AKREP

Mbretëreshë e pasionit dhe partnere perfekte, meshkujt e këtyre

Kemi hyrë "zyrtarisht" në sezonin e Akrepit, një nga shenjat që njihet si ndër më flirtueset e zodiakut. Sipas astrologëve vajzat e lindura në këtë shenjë nuk harrohen lehtë, por si dashurojnë ato. Çfarë kërkon një femër Akrep nga një lidhje dhe cilat janë shenjat që duhet të shmangë? 

Para së gjithash duhet të dini që femra Akrep ka një energji të jashtëzakonshme ndaj është e pamundur ta injorosh. Është mbretëreshë e transformimit, mashtruese e dashurisë, dinake dhe e pakundërshtueshme, pushtuese e pasionit dhe partnere perfekte. Di të jetë shumë misterioze, tinëzare, provokuese, por edhe emocionale. Vendos kufi mes dashurisë dhe pasionit, por gjithmonë e zgjedh maksimumin. Di të joshë në atë mënyrë që asnjë shenjë tjetër nuk ia arrin. Ajo është plot intriga dhe magjepsëse.

E tërheqin meshkujt me karakter të fortë, për të cilët paraqet një sfidë më vete. Akrepi femër është një femër flirtuese. S’do t’ia jepte zemrën lehtë një mashkulli, pasi tregon shumë kujdes në shfaqjen e emocioneve.

Akrep – Akrep: Duke qenë të dy shenja uji kanë mundësi ta kuptojnë njëri-tjetrin që në ajër, por në të njëjtën kohë lidhja me të njëjtën shenjë është e rrezikshme, sepse krenaria që e karakterizon Akrepin është mjaft e fortë dhe ndonjëherë është e vështirë të gjendet se cili duhet të tolerojë në raste te veçanta. Megjithatë, lidhja Akrep-Akrep është ndër lidhjet më të forta dhe më emocionale.

Akrep – Virgjëreshë: Është një marrëdhënie që funksionon mjaft mirë për shkak se janë shenja që e admirojnë njëra-tjetrën dhe të dyja kanë një etikë pune për t’u admiruar. Po ashtu, këto dy shenja i anashkalojnë tiparet negative të njëri-tjetrit dhe pothuaj gjithmonë e gjejnë gjuhën e përbashkët.

Akrep- Peshqit. Këto dy shenja kanë një tërheqje të menjëhershme, por kjo nuk zgjat shumë, sepse Peshqit fillojnë e bëhen posesivë me kalimin e kohës dhe kjo është krejt e papranueshme për Akrepin. Sido të jetë, ky bashkim është një lidhje që funksionon mirë dhe shpeshherë është jetëgjatë.

Horoskop