Cilat do të jenë 10 tendencat për sezonin e ri Pranverë- Verë 2025
Dimri duket i gjatë por në të vërtetë tashmë është koha për të parë sezonin e ardhshëm. Shfaqjet e...
Nga Linda Fishta
Nëse deri sot keni e keni përdorur panxharin vetëm kur përgatisni sallatë me perime të ziera, apo si salcë pesto për rizoton, po të përgatisni këtë recetë nuk do ta krahasoni me gjë tjetër. Përveç pamjes së bukur që do i japë pjatës, është gjithashtu një depo e vërtetë vlerash ushqyese, si antioksidantë, vitamina etj.
Përbërësit për 2 persona: ● 500g panxhar i kuq ● 2 qepë të njoma ● 1 mollë jeshile ● 1 patate ● 1/2 litër lëng zarzavatesh ● 80g kos i bardhë ● 50g djathë Gorgonzola ● vaj ulliri ● kripë e piper
Përgatitja: Panxharin e larë e ziejmë në tenxhere me ujë derisa të zbutet. E qërojmë dhe e ndajmë në kubikë. Pataten e qëruar, mollën dhe qepët, të ndara në kubikë, i vëmë të ziejnë në tenxhere me lëngun e zarzavateve duke shtuar këtu edhe copat e panxharit. I lëmë të ziejnë I hedhim më pas në blender dhe i grijmë derisa të jenë bërë si pure. E rregullojmë për kripë e piper. Grijmë tani në blender djathin Gorgonzola e kosin. E shërbejmë supën me salcën e kosit sipër.
Dimri duket i gjatë por në të vërtetë tashmë është koha për të parë sezonin e ardhshëm. Shfaqjet e...
Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili tashmë e konsideron veten si një familjar i Parashqevi Simakut, kjo jo pa arsye, ka dhënë informacione t...
Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetj...