Astroliving / 2 Nëntor 2023, 10:37

Horoskopi i muajit nëntor: DASHI dhe DEMI

Horoskopi i muajit nëntor: DASHI dhe DEMI

DASHI: Armiqësitë janë të pakta dhe kryesisht të kapërcyera. Ka një dëshirë të madhe për t'u imponuar, për të bërë gjëra të reja. Ata që mund të kenë nisur tashmë një rrugë, që do të rezultojë e suksesshme, duhet t'i përvishen punës. Kushtojuni vëmendje vetëm çështjeve ekonomike, veçanërisht nëse keni kohë që punoni me ortakë apo bashkëpunëtorë dhe marrëdhënia është përkeqësuar. Nëse do të diskutohet një kompani, një zyrë ose një shtëpi, në kuptimin që duhet të ndani shpenzimet ose të paguani qira, këto ditë duhet të flisni me dikë që kërkon më shumë para. Për shembull një rritje të qirasë, apo shlyerjen e një borxhi të vjetër. Kontrolloni financat tuaja, veçanërisht në dhjetë ditët e para të muajit dhe qëndroni larg situatave potencialisht të rrezikshme rreth datës 6. Për projektet e mëdha dhe rikthimin tuaj nuk ka pengesa të pakapërcyeshme dhe kjo do të thotë se mund të bëni gjithçka që keni planifikuar, por edhe mund të lidhni një marrëveshje të shkëlqyer ose të merrni veten pas një fillimi të vështirë. Për ata më me fat, do të ketë stabilitet, rrugë të gjata profesionale dhe, në varësi të moshës, do të gjeni një balancë të kërkuar prej kohësh.

Nëntori është një periudhë reflektimi për ndjenjat, asgjë serioze, nëse çifti ka baza të mira. Dëshira për të përjetuar emocione të veçanta do të jetë më e fortë, duke kompensuar dëshirën seksuale që ka rënë muajt e fundit. Në rast xhelozie, dyshimesh dhe tradhtish, do të ishte mirë të shmangni diskutimet që mund të jenë të vështira për t'u menaxhuar. Ditët më të tensionuara janë datat 10 dhe 11, por edhe dy ditët e fundit të nëntorit krijojnë tensione të vogla. Disa keqkuptime të tjera mund të lindin në marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve. Nëse dikush ju jep duart, mund të reagoni shumë keq, veçanërisht nëse është një ish-partner/e. Takime të reja për beqarët. Përpara se të hidhni hapa të rremë, është mirë të prisni deri në dhjetor. Edhe pse tashmë nga data 24 nëntor shumë situata do të jenë më të lehta për t'u menaxhuar.

Nëntori është një muaj disi i lodhshëm, madje shoqërohet me goxha nervozizëm rreth datës 17. Këshillohet kujdes maksimal në të gjitha veprimet që mund të jenë të rrezikshme. Gjithçka është e qartë nga data 22, kur rikthehet Dielli dhe Marsi në shenjën tuaj. Ditë të mira për të filluar trajtimet, terapitë apo thjesht për t'u përpjekur të ndiheni më mirë, janë ato pas datës 26.

DEMI: Muaji fillon me Diellin, Mërkurin dhe Marsin në prapavijë dhe kjo mund të krijojë probleme të vogla. Me zor prisni të bëni një ndryshim dhe të provoni shtigje të reja, por do të ishte mirë të mbani gjithçka nën kontroll dhe të mos përhapni panik. Edhe nëse ka grindje apo momente problematike, nuk do ta humbni fokusin. Për më tepër, duke ardhur nga një tetor interesant, shumica e të lindurve të kësaj shenje do të kenë mundësinë të kapërcejnë më mirë një fazë ngërçi në dukje. Nëse keni propozime, ju këshillohet të veproni pas datës 10. Data 16 mund të jetë një ditë ideale për kontakte dhe marrëveshje. Për ata që studiojnë nëntori është veçanërisht kërkues dhe do të përballeni me një provim mjaft të vështirë. Është një periudhë e rëndësishme për të menaxhuar jetën tuaj dhe të njerëzve që ju kanë zgjedhur për të çuar përpara idetë dhe projektet. Mbeten disa vendime drastike për sa i përket parave, shmangies së shpenzimeve të panevojshme dhe kërkimit të ideve të reja. Nëse disa strategji nuk kanë qenë të suksesshme ose jeni të vetëpunësuar, është më mirë të frekuentoni ambiente të reja dhe të bëni zgjedhje të ndryshme nga e kaluara.

Ndjenjat rikthehen protagoniste, aq më tepër pas datës 10, kur do të marrë fund kundërshtimi i Mërkurit. Nëse një histori ka lindur tashmë gjatë javëve të fundit, ajo duhet të vazhdojë pa hezitim. Po futeni në një periudhë në të cilën zgjedhjet e dashurisë do të jenë më të lehta. Nëse ka pasur një diskutim gjatë muajve të fundit, nëntori dhe dhjetori janë muajt më të përshtatshëm për të gjetur një zgjidhje, qoftë edhe në mënyrë drastike nëse është nevoja. Ka shumë tundime edhe për ata që janë në një lidhje zyrtare. Janë javë interesante për të nisur një projekt në çift. Nëse një miqësi lind tani, mund të bëhet diçka e rëndësishme, nuk përjashtohet mundësia që dhe në vitin 2024 të shndërrohet në dashuri. Ditët më të favorshme për çështjet sentimentale janë datat 25 dhe 26. Ata që ndahen tani e bëjnë me gëzim, prandaj nuk do të ketë keqardhje.

Fillimi i nëntorit është ende pak kaotik, ka ende shumë kundërshtime planetare. Kjo do të thotë se nuk mungojnë shqetësimet dhe se duhet të zgjidhen disa probleme të vogla personale. Pas datës 11 çdo gjë është më e lehtë, madje edhe fillimi i terapisë. Herë pas here largohuni nga ngjarjet stresuese, edhe vetëm duke bërë gjëra që ju interesojnë dhe ju pëlqejnë. Fundi i muajit është më i mirë dhe ju bën të qëndrueshëm emocionalisht.

Horoskop