
"Nuk kam mbaruar së jetuari", aktorja e famshme bën rrëfimin prekës: "Kanceri po më përhapet nëpër kocka, por nuk dua të vdes"
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
LUANI: Nxitoni për të firmosur një kontratë, nuk doni më të humbni kohë, pasi yjet e nëntorit janë të veçantë. Mund të zemëroheni nëse dikush përpiqet t'ju thotë që nuk jeni gati. Të gjithë ata që prej disa kohësh kanë njëfarë kënaqësie në punën e tyre, mund t'u soset durimi më datën 6 dhe 13. Mund të rezultojnë të gabuara ndryshimet e papritura dhe të pamenduara mirë. Mos u dekurajoni! Të rinjtë që kërkojnë punë për herë të parë, mund të gjejnë me kohë të pjesshme. Luani është një shenjë krenare, nuk pranon të jetë i dyti pas askujt, ndaj s'duhet t'ju mposhtë ankthi. Është e vërtetë që jeni luftarakë, por më mirë përpiquni të bëni gjithçka me qetësi. Disa bashkëpunime mund të ndryshojnë dhe do të vendosni ju se çfarë ju pëlqen. Mërkuri është shumë aktiv nga data 10 dhe sjell zgjidhje. Data 23 është e përshtatshme për sqarime, ose takime të rëndësishme.
Beqarët e betuar nuk do të jenë të bindur për ta ndryshuar situatën e tyre, duan të vazhdojnë të jenë të lirë, duke fluturuar lule më lule. Afërdita nga data 8 është e shkëlqyer, Mërkuri nga data 10 dhe 14 favorizon njohjet e reja. Nëntori sjell më shumë mundësi. Në ditë të caktuara do të ndieni një dëshirë të madhe për të dashuruar, pasi pasionet që lindin tani duhet të përjetohen me entuziazëm, edhe nëse janë thjesht aventura. Kushdo që është i përfshirë në një marrëdhënie, do të ketë dëshirë të ndiejë emocione të forta. Marrëdhëniet që lulëzojnë tani janë intriguese, mund të lindin papritmas tërheqje fatale. Me Diellin edhe më të favorshëm nga data 22 deri në 30, rizgjohet jeta seksuale. Ata që nuk ndihen të kuptuar, do të kenë mundësinë të sqarojnë si janë gjërat, të mos shtyjnë takime dhe vendime të dobishme për të ardhmen. Çështjet familjare të një rëndësie të caktuar mund të diskutohen me sukses në datën 15, ndërsa më datë 12 do të jetë më mirë të shmangni qëndrimet polemizuese.
Nuk mungon ankthi, i bartur nga tetori, por lajmi i mirë është që yjet e nëntorit fillojnë të ndikojnë pas javës së parë dhe nga data 10 gjithçka shkon më mirë. Favorizohen trajtimet nga data 14 dhe mund të flasim për një situatë evolucionare, e vyer për të gjetur shumë qetësi. Sa më shpejt të jetë e mundur, përpiquni të bëni ndonjë aktivitet të këndshëm që mund t'ju kthjellojë mendjen. Nëse keni një problem, kërkoni një specialist, duke planifikuar një vizitë për datën 23 ose 24.
VIRGJËRESHA: Venusi ndihmon që javën e parë shenjën tuaj. Ndikimi kyç i Diellit do të vazhdojë deri në datën 22. Përpiquni t'i menaxhoni mirë angazhimet tuaja, sepse jeni në gjendje ta bëni. Në një situatë krize si ajo që po përjetojmë prej vitesh, është e rëndësishme të kesh një referencë pune, qoftë edhe vetëm me kohë të pjesshme. Si thonë asaj fjalës, fillimi i mbarë është gjysma e punës. Në mjedisin që frekuentoni, një kërkesë mund të jetë e suksesshme brenda pak muajsh, mundësisht nëse propozohet më datë 7. Edhe ata që duhet të respektojnë afatet, do ta mbyllin vitin me një buzëqeshje. E meta e vetme mund të jenë paratë. Shpenzime të tepërta në datat 14, 15 dhe 21. Mos e humbni durimin nëse mendoni se dikush po harxhon energji dhe para. Ju dini mirë si t’ia dilni apo si të hiqni qafe gjithçka që ju rëndon.
Jo vetëm që historitë e dashurisë të lindura së fundmi janë të forta, por edhe emocionet mund të rikthehen në këtë kohë. Nëse ju pëlqen dikush, përpiquni ta takoni në datën 2, 3 dhe 7. Dikush do të vendosë të zyrtarizojë një dashuri që ka mbetur në vend për një kohë të gjatë. Ata që ndahen gjatë kësaj periudhe e bëjnë me mirëkuptim, sepse e çlirojnë veten nga një barrë. Saturni kundërshtar ju kërkon të rregulloni çështjet që kanë të bëjnë me shtëpinë, veçanërisht nëse ka probleme me pronën ose trashëgiminë. Duhet të jeni të vendosur për të thyer sjelljet dhe zakonet që mund të jenë të dëmshme në të ardhmen. Ata që nuk gjejnë dashuri s'duhet të jenë mosbesues. Këshillohet të bëni kujdes në dashuri në fund të muajit.
Pjesa e parë e nëntorit nuk krijon shqetësime. Kujdes, sepse nga data 14 do të keni një fazë depresive. Inflamacionet e vogla duhet të trajtohen. Kontroll mjekësor për ata që kanë sëmundje të reja. Jupiteri sjell zgjidhje. Nga data 25 deri në datën 30 do të ishte e këshillueshme të shmangni rreziqet, ndaj kujdes në datat 27 dhe 28.
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
3,2, 1… Tirana zyrtarisht ka hyrë në periudhën më të bukur të vitit! Kthyer tashmë në traditë, sheshi &ls...
Dashi: Për një shenjë të zodiakut të prirur për t’u angazhuar me shumë gjëra njëherazi, dhe mbi të gji...