Astroliving / 2 Nëntor 2023, 14:55

Horoskopi i muajit nëntor: PESHORJA dhe AKREPI

Horoskopi i muajit nëntor: PESHORJA dhe AKREPI

PESHORJA: Situata astrologjike ofron mundësi për të përfituar sa më shumë nga talenti. Duhet të përfitoni nga ky fundvit, sepse mund të prezantoni idetë tuaja në mënyrën më të mirë. Sharmi juaj rritet, nga mënyra si do ta prezantoni diçka, do të rritet edhe interesi për t’ju dëgjuar. Shtrirja e veprimtarisë mund të zgjerohet dhe nga kjo do të përfitojnë më shumë ata që punojnë si përkthyes të pavarur.

Megjithatë, nuk duhet të shpërqendroheni, është më mirë të përqendroheni vetëm te propozimet e favorshme. Mund të jetë e përshtatshme për të rinjtë që të pranojnë një punë nga e cila nuk fitojnë shumë për momentin, por sigurisht që do të sjellë kënaqësi gjatë dy viteve të ardhshme. Fryma juaj e iniciativës forcohet dhe në nëntor do të ndiheni jo vetëm gati për betejë, por edhe më të qetësuar nga zhvillimet e fundit. Pyeteni veten nëse jeni të kënaqur me punën tuaj dhe nëse jo, kërkoni zgjidhjet më të përshtatshme për t'u përmirësuar. Edhe nëse periudha është kritike në nivel social, kur yjet janë të favorshme, diçka lëviz dhe s'do të keni ndikime negative. Ata që bëjnë punë krijuese, do të kenë intuitë të mirë. Situata ekonomike po vazhdon zgjerimin. Nuk duhet të mposhteni nga ankthi frika dhe ngurrimi në një periudhë kaq të rëndësishme të jetës suaj. Ndër ditët më interesante janë ato në fund të muajit, nga data 22 deri në datën 30.

Është një muaj që kërkon lëvizje, orientime të reja dhe nëse ka një dashuri të rëndësishme, favorizohen projektet në çift. Një qiell i favorshëm për ata që munden dhe duan të kenë një fëmijë. Dashuritë e sapolindura fillojnë të bëhen më tërheqëse dhe kërkojnë angazhim. Historitë e nisura si një shaka, fillojnë të shndërrohen në diçka. Çiftet që janë bashkë prej kohësh shpresojnë të kenë kapërcyer polemikat. Me ndikimin e Venusit në shenjë nga data 8, gjithçka do të duket më e lehtë për t'u planifikuar dhe realizuar. Do të rritet dëshira për të vepruar edhe nga data 24, kur Marsi do të jetë aktiv. Historitë e dashurisë që lulëzojnë tani janë emocionuese. Kujdes të mos e lini të sigurtën për të pasigurtën. Të lindurit e kësaj shenje do të përjetojnë aventura dhe ndjenja të forta mes datave 10 dhe 12. Do të ndiheni mirë në datat 14, 15 dhe në datat 18, 19.

Edhe ky është një qiell interesant, kontrastet që përjetuat në fillim të vitit duken si diçka e largët. Çdolloj zgjedhjeje, ose operacioni i bërë gjatë kësaj periudhe do të jetë vendimtare. Do të ketë edhe situata që janë pak nën presion, për shembull rreth datës 17, por do të dini si t’ia dilni.

AKREPI: Fundi i vitit zbulon cilësitë tuaja, rikthehet aftësia e veprimit. Megjithatë, mbeten për t'u kapërcyer disa probleme ekonomike. Një 2023 i lodhshëm dhe nganjëherë i çmendur, për shkak të kontradiktave të shumta dhe ngjarjeve të papritura, është gati të përfundojë. Megjithatë mund të flasim për një vit pozitiv që ju ka bërë më të pjekur dhe të vetëdijshëm për aftësitë tuaja. Disa përgjegjësi peshojnë ende shumë, por ka më shumë kohë për të reflektuar, më shumë forcë për të reaguar. Nëse doni të ankoheni te një person, i cili për arsye të ndryshme nuk u përgjigjet kërkesave tuaja, nuk do të dëshironi më të dëgjoni justifikime. Nëse ka pasur një ndryshim në drejtim gjatë muajve të fundit, tani mund ta gjeni veten duke bashkëpunuar në sektorë të tjerë, me njerëz të rinj. Nëse mendoni se keni bërë një gabim, do të përpiqeni ta ndreqni. Ata që kanë një pozicion të rëndësishëm duhet të përgatiten për një sulm frontal, nuk do të mungojnë kritikat, por ju është regjur lëkura tashmë!

Marrëdhëniet romantike që lindin në këtë kohë janë të rëndësishme. Marsi në shenjë shton dëshirën për të dashuruar. Vetëm në rastin kur një histori nuk ka më kuptim, shikoni përreth dhe kërkoni një pasion të ri. Fillon një periudhë verifikimi për të gjitha ndjenjat. Bashkëjetesat që sapo kanë filluar duken autentike, por herë pas here, ka disa dyshime të lidhura gjithmonë me profesionin e njërit prej partnerëve, ndoshta edhe pasiguri të qenësishme për çështjet financiare. Zemrat e vetmuara, pas një periudhe të gjatë pritjeje, më në fund dorëzohen. Ndaj nuk duhen nënvlerësuar takimet që zhvillohen në datat 12, 21, 22 dhe 30. Është e rëndësishme që të bëni një dialog të sinqertë dhe të keni më shumë besim në aftësitë e dikujt. Shumë do të ndihen sikur kanë humbur kohë dhe duan ta kompensojnë.

Do t’i theksojmë dhe një herë datat që do t’jua prishin gjumin, 5, 19 dhe 26. Është më mirë të mos qëndroni zgjuar deri vonë ose të mos e teproni. Përpiquni të qetësoheni dhe gjeni pak kohë për të medituar. Do të jetë më mirë të ndiqni një dietë të lehtë, qetësuesit natyrorë do të ndihmojnë në qetësimin e sistemit nervor.

Horoskop