Astroliving / 2 Nëntor 2023, 14:56

Horoskopi i muajit nëntor: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Horoskopi i muajit nëntor: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

SHIGJETARI: Saturni lehtëson presionin të paktën për disa javë. Është koha e duhur për t'u rikthyer në rrugën e duhur, ose të paktën për të kuptuar se çfarë zgjedhjesh do të bëhen në vitin 2024. Është normale që në këtë moment po mendoni për bashkëpunime të reja. Pjesa e parë e vitit ishte pa dyshim më e mirë, pati disa konfirmime dhe tani ka dyshime se çfarë duhet bërë, ku të shkohet apo si të ngrihet një projekt i caktuar. Ata që kanë nevojë të shesin ose blejnë, do të përballen me një vonesë të vogël. Do të vazhdojnë të jenë të pavendosur ata që punojnë në grup ose që kanë ndër mend të bëjnë ndryshime. Ata që punojnë të pavarur do të ndjekin strategji të reja. Mërkuri, duke hyrë në shenjë në datën 10, mund të hedhë themelet e një projekti të mirë dhe tetë ditët e fundit të nëntorit do të jenë të rëndësishme, sepse do të kenë ndikimin e Diellit, Mërkurit dhe Marsit në shenjë. Rikthehet në fund të muajit vrulli i nevojshëm për të filluar realizimin e projekteve largpamëse. Gjatë periudhës së fundit, kanë ndryshuar disa aleanca profesionale dhe mund të ketë sërish ndryshime në horizont.

Muaji i parafundit i vitit rikthen ndikimin e favorshëm të Venusit në shenjë nga data 7. Do të ketë një nxitje të fuqishme në dashuri nga data 22 deri në datën 30. Ata që duan njohje të reja, duhet të zgjerojnë kontaktet e tyre. Nga pikëpamja emocionale, nëntori është pozitiv, përveç disa sherreve të mundshme në javën e parë. Nuk do të ketë vuajtje as në rastin e zgjedhjeve drastike. Me këto yje mund të vendosni në mënyrë të pavarur dhe me guxim se ç'duhet bërë. Nëse jeni një çift i qëndrueshëm, mos u shqetësoni, më e keqja ka kaluar dhe viti 2024 do të sjellë diçka më shumë. Dikush do të gjejë forcën për të thënë mjaft, ose do ta përcaktojë më mirë situatën.

Falë planetëve në favorin tuaj do të mund të rimëkëmbeni. Fundi i nëntorit dyfishon shanset për t'u ndier më mirë. Merrni gjithçka me qetësi dhe mos u zemëroni nëse ka disa ditë të vështira në fillim të muajit. Kujdesuni për mirëqenien, duke bërë zgjedhje konkrete. Shkoni në palestër, do të ishte mirë të filloni një kurs joge, ose meditimi. Mos harroni se gjithsesi jeni në fund të një viti që ende mund të befasojë dhe në fillim të një viti tjetër që do të sjellë transformime rrënjësore.

BRICJAPI: Viti është gati të përfundojë me stil, Dielli dhe Marsi i favorshëm ofrojnë një vizion interesant të së ardhmes. Jupiteri dhe Urani do të fshijnë pengesat dhe do t'ju mundësojnë të vlerësoni me qetësi  avantazhet dhe disavantazhet e të gjitha situatave në vazhdim. Mos i shtyni bisedat e rëndësishme, do të dëgjoheni dhe vlerësoheni në ditët e para të muajit. Është e qartë se do të duhet të bëjnë shumë durim ata që do të nisin një rrugë të re profesionale ose që kanë lëvizur së fundmi. Kini kujdes rreth datave 16, 17, 23 dhe 24, veçanërisht nëse ka mosmarrëveshje të vjetra të hapura. Bizneset do të jenë ende në avantazh dhe do të kenë mundësi për të lulëzuar. Të gjithë do të zgjedhin mënyrën më të mirë të shprehjes, një ndryshim të mundshëm drejtimi për punëtorët, ndërkohë që studentët do të kalojnë një provim të rëndësishëm.

Ata që kanë një dashuri nuk ndalen. Martesa në dhjetor është e mundur, edhe nëse mund të duket si një zgjedhje “jashtë sezonit”, sepse çiftet zakonisht preferojnë të martohen në verë. Nëntori zgjon dëshirën për të dashur pa kufi. Ka ende kohë për të bërë një zgjedhje dashurie, Jupiteri do të vazhdojë një kalim të dobishëm edhe në vitin 2024. Është e rëndësishme të shmangni çdolloj mosbesimi, pasi do të humbnin mundësitë. Konsideroni të rëndësishme njohuritë e reja. Ndikimi i Venusit nga data 8 sjell mosmarrëveshje të përkohshme. Duhet të bëni një zgjedhje në marrëdhëniet në krizë, por gjithçka do të jetë më e lehtë edhe nga ky këndvështrim. Yjet nuk mund të ndryshojnë personalitetin e atyre që na rrethojnë, ndaj nëse mendoni se partneri juaj nuk përshtatet me kërkesat tuaja, filloni të shikoni përreth, Jupiteri do t'ju ndihmojë!

Janë yje interesantë, rezistenca ndaj sëmundjeve të stinës është më e madhe. Megjithatë, trysnia do të shtohet gjatë dy fundjavave të fundit të muajit. Në këtë muaj të lodhshëm do të jetë e rëndësishme të mos përjetoni sërish ankthin që përjetuat në fillim të vitit. Disa çështje pune mund të shkaktojnë akoma stres apo edhe net pa gjumë. Në fakt, disa net do të mendoni për gjithçka që duhet të bëni të nesërmen. Me qetësi! Merreni shtruar!

UJORI: Marsi vazhdon një kalim që shkakton nervozizëm, dëshirën për t'u shkëputur nga situatat e vjetra. E keni treguar vlerën tuaj, tani nuk duhet të prisni më. Ditët e para të nëntorit, Dielli, Mërkuri, Marsi dhe Urani janë në një aspekt të trazuar dhe në datat 4 dhe 5, mund të vendosni të prishni diçka. Nëse keni një biznes me kohë të pjesshme, tensioni është i lartë, sepse mendoni se meritoni diçka më shumë, të paktën një rikonfirmim. Pjesa e dytë e nëntorit fillon të japë siguri. Gjithmonë duhet të zemëroheni për të marrë atë që dëshironi. Kjo ndodh shpesh, sepse shumë përfitojnë nga fakti që jeni një person i kuptueshëm dhe i shpërfillni gjërat për të shmangur probleme. Por çdo gjë ka një kufi. Ditët nga data 22 deri në datën 30 do të jenë të mbushura me mundësi. Ata që kanë biznesin e tyre mund të ndryshojnë, ata që janë punonjës dhe duhet të mbajnë familjen e tyre, pa dyshim do të jenë më të kufizuar në zgjedhjet e tyre. Nëse ju bëjnë një propozim për ndryshim për vitin e ardhshëm, nuk do të ishte keq ta vlerësoni, sepse mund të sjellë perspektiva shumë të mira.

Që prej majit të gjitha dashuritë janë vënë në provë. Do të vazhdojnë lidhjen vetëm çiftet e forta. Fitojnë marrëdhëniet që duan të rishikojnë situatën e tyre dhe të fillojnë nga e para. Jo të gjitha problemet lindën për shkak të mungesës së dashurisë. Nëntori nuk fillon në mënyrën më të mirë, tensione të vogla mund të lindin deri në datën 8, por planeti Mars ju qetëson humorin nga data 24. Kushdo që ka jetuar një histori të fshehtë, ka një dëshirë të madhe për të folur dhe për të zbuluar emocionet.

Ky vit nisi keq nga pikëpamja ekonomike, por tani shumë gjëra kanë ndryshuar jo vetëm në marrëdhënie, por edhe në punën tuaj, veçanërisht në qëndrimet tuaja. Situata do të përmirësohet aty nga data 10, pastaj keni një moment tjetër fuqie pas datës 22. Problemet e vogla të punës apo parave ndihen ende, por mund të thuhet se ka vullnet për të reaguar ndaj provokimeve të jetës, ndaj tensioneve të kohëve të fundit. Kush nuk është kujdesur për shëndetin, tani do të vuajë pasojat. Pjesa e dytë e muajit është e shkëlqyer për të marrë iniciativa që synojnë mirëqenien, sidomos datat 23, 24, 27 dhe 28 janë shumë interesante për të filluar një kurs, një terapi, diçka që ju bën të ndiheni mirë.

Horoskop