Modë / 3 Nëntor 2023, 20:35

Fustan treçerekësh + Xhaketë + Çizme, këto janë 5 kombinimet që duhet t'i provoni patjetër këtë vjeshtë

Fustan treçerekësh + Xhaketë + Çizme, këto

Nëse mendoni që erërat e forta apo reshjet e shiut janë arsye e mjaftueshme për t’u strukur në pizhame dhe për të mos provuar kombinimin më IN të këtij sezoni, gaboheni. Jemi të bindur që pasi të lexoni këtë shkrim dhe të shihni fotot e mëposhtme, jo vetëm që do të bëni screenshots, por do të kontrolloni gardërobën dhe do të dilni për shopping.

Vjeshta e sivjetshme është aq e larmishme sa nuk dimë cilin trend të përqafojmë më parë, por fustanet treçerekëshe + xhaketë+ çizme janë një MUST.

Mundësitë e kombinimi janë të shumta, duke filluar nga çizmet klasike teksane ose prej lëkure deri te gjuri, me taka të larta ose jo, që krijojnë harmoni të përsosur me fustanet me printe floreale/shumë figurëshe dhe xhaketat maxi size.

Fustan treçerekësh + Xhaketë + Çizme, këto

 

Fustan treçerekësh + Xhaketë + Çizme, këto

 

Për të vijuar me çizmet prej kamoshi, një domosdoshmëri në gardërobën e këtij sezoni, të ndërthurura me fustane slip me ngjyra të buta.

Fustan treçerekësh + Xhaketë + Çizme, këto

Nëse dëshironi t'i jepni një kthesë stilit tuaj, mund të ndiqni një nga tendencat më të forta të momentit dhe të provoni një palë çizme lëkure me një fustan treçerekësh kashmiri ose deve dhe xhaketë stofi.

Fustan treçerekësh + Xhaketë + Çizme, këto

Për ta bërë pamjen tuaj sa më cool, guxoni me një palë çizme gri metallizzato. Shkojnë në mënyrë perfekte me një fustan elegant të zi.

Fustan treçerekësh + Xhaketë + Çizme, këto

Horoskop