
"Nuk kam mbaruar së jetuari", aktorja e famshme bën rrëfimin prekës: "Kanceri po më përhapet nëpër kocka, por nuk dua të vdes"
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
Pak prej nesh arrijnë të bien në gjumë sapo shtrihen në shtrat, për disa arsye. Ndonjëherë edhe pse ndjehemi shumë të lodhur dhe kemi nevojë për gjumë, sapo shkojmë në shtrat ndodh e kundërta.
Atëherë fiksojeni mirë, që para se të flini duhet t'i ktheni në ritual këto 5 praktika të thjeshta.
1. Vendosni këmbët lart në mur
Vëndosni këmbët në mur në mënyrë që thembrat dhe gjunjët të jenë në të njëjtën linjë dhe duart të shtrira përgjatë trupit. Qëndroni kështu për dy minuta dhe më pas mund t'i përkulni gjunjët me kujdes.
2. Qëndroni shtrirë me stomakun poshtë
Shtrihuni në një jastëk në bark dhe bashkoni duart pas shpinës. Merrni frymë thellë, përkulni shpinën dhe përpiquni të arrini thembrat me duart tuaja. Pastaj ngadalë shkoni në pozicionin fillestar dhe nxirrni frymën.
3. Bashkoni këmbët në formë rombi
Shtrihuni me shpinë në një jastëk, bashkoni këmbët dhe shtrini gjunjët në anët. Duart duhet të jenë të relaksuara dhe të shtrira përgjatë trupit. Merrni frymë thellë dhe në mënyrë të barabartë. Qëndroni në këtë pozicion për 3 minuta.
4. Kthehuni majtas- djathtas
Shtrihuni në shpinë, përkulni gjunjët dhe vendosini së bashku. Ngadalë anoni këmbët anash, duke i mbajtur ato me duar. Qëndroni kështu për 1 minutë, më pas ndërroni anën. Përsëriteni 2 herë për secilin pozicion.
5. Shtrihuni me shpinë
Shtrihuni rehat me shpinën në një jastëk. Hapni pak këmbët dhe vendosni duart anash, pëllëmbët lart. Kujdesuni që shpina dhe koka të jenë në një vijë të drejtë. Bëni 3 frymëmarrje të thella dhe nxirreni përmes hundës. Më pas bëni 4 frymëmarrje të zakonshme. Në këtë pikë, do të ndiheni të përgjumur dhe së shpejti do të bini në një gjumë të thellë.
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
3,2, 1… Tirana zyrtarisht ka hyrë në periudhën më të bukur të vitit! Kthyer tashmë në traditë, sheshi &ls...
Dashi: Për një shenjë të zodiakut të prirur për t’u angazhuar me shumë gjëra njëherazi, dhe mbi të gji...