
Spikerja e BBC bën gabimin "e pafalshëm" në transmetimin live, video bëhet virale
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Frymëzuar nga PARIS, në vitet 1920. Stili “Art Deco” shënon kulmin e vet. Furia e kësaj epoke nuk di të ndalet. Është koha e begatisë; xixat janë kryefjala. Me shpirtin e saj të lirë dhe avangardë, Gabrielle Chanel përqafoi një estetikë krejtësisht të dallueshme duke eksperimentuar me një stil tërësisht të ri.
Brenda mureve të ateliesë së saj në “Cambon”, stilistja festonte për jetën duke krijuar fustane mbrëmjeje të stolisur me temina rrëzëlluese. Në vitin 2023, “Makeup Creation Studio” përkujtoi shpirtin e saj të guximshëm duke krijuar një koleksion
verbues për sezonin festiv.
Ky shkëlqim i shkujdesur dhe magjia çliruese e asaj epoke do të ndriçojë edhe në ditët e sotme përmes një koleksion të ri ekskluziv që simbolizon vitet e zhurmshme ’20 me gjithë madhështinë e tyre.
Qëllimi është një dhe i vetëm: të shkëlqejë në pafundësi.
Qepallat e syve me shkëlqim
Sikurse një ujëvarë xixash e qëndisur me delikatesë në një fustan që përkundet sipas ritmit të muzikës, pesë nuancat që janë pjesë e paletës LUMIÈRE GRAPHIQUE janë të veshura me xixa plot shkëlqim. Këto nuanca rrëzëlluese si Roza e Artë, Diamanti i Bardhë apo E Zeza Shkëlqyese mund të kombinohen fare lehtë për të krijuar një pamje sa më të dallueshme dhe të gjallë.
Qepalla plot dritë që shkëlqejnë me vijën e zezë të krijuar nga peneli SIGNATURE DE CHANEL.
Ky duet shumë i thellë pasohet nga notat e rimelit NOIR ALLURE, i cili nxjerr në pah qerpikët, u jep volum dhe i shton një thellësi enigmatike krejt pamjes. Një hir magnetik i parezistueshëm.
Dëshira për të verbuar
DUO LUMIÈRE pasqyron më së miri madhështinë e viteve 1920 me anë të një pudre që i dhuron shkëlqim fytyrës dhe krijon një pamje krejt të veçantë. Xixat e kombinuara në këtë krijim
ekskluziv janë një kujtesë e gjallë e xixave kaq të dashura për Gabrielle Chanel.
Nuancat e Shampanjës Rozë dhe të së Bardhës së Kristaltë përmbajnë pigmente të ylberta, të cilat sapo bien në kontakt me lëkurën, i japin menjëherë një shkëlqim në formë elegante dhe të përqendruar. Sapo të lyeni mollëzat dhe hundën me anë të furçës aplikuese, këto nuanca magjike dhe verbuese
ndriçojnë fytyrën, e cila merr një shkëlqim delikat në ngjyrë perle.
Joshje që zgjat
Një pohim i mirëqenies të viteve të zhurmshme ‘20, ROUGE ALLURE L’EXTRAIT bën vërtet dallimin mes katër nuancave krejt të parezistueshme.
Ambalazhi: një kuti ambalazhi prodhim i limituar stolisur me kuti të arta, të cilat mund të rimbushen sa herë që ju dëshironi. Pjesa e brendshme: një formulë mbrojtëse dhe hidratuese pasuruar me ekstrakt luleje kumbulle dhe dyllë bimësh.
Këtë sezon, buzëkuqi me pigmente të forta si Midnight Red, një e kuqe metali hipnotizuese dhe Roaring Purple, një i kuq i thellë u janë shtuar Beige Brut dhe Rouge Puissant.
Një ngjyrë drithëruese plot shkëlqim. Një detaj aq brilant sa drita e diellit në perëndim. ROUGE ALLURE LAQUE është krijuar në dy nuanca delikate dhe hipnotizuese: Golden Beige, një ngjyrë korali e
artë, dhe Fancy Prune, një ngjyrë e fortë kumbulle. Pasi aplikohen me delikatesë, këto xhevahire të reja do t’u dhurojnë buzëve tuaja një shkëlqim që do të zgjatë gjithë natën.
Stili “Art Deco” lë edhe gjurmë. LE VERNIS u dhuron shkëlqim manikyrëve me ngjyrat e guximshme, të forta, të çmuara dhe të zjarrta. White Silk, një rozë në të bardhë; Tuxedo, një ngjyrë floriri antike; dhe Sequins, një e zezë rrëzëlluese. Tri nuanca të reja të krijuara për këtë sezon festash... e ndoshta përtej
tij.
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Aktori i humorit Agron Llakaj ka treguar sot se ka patur shumë nevojë për mbështetjen e madhe të bashkëshortes së...
Djali i aktori i njohur shkodran Julian Deda, Mateo ditën e sotme feston ditëlindjen. Në këtë ditë kaq të veçant&eum...