Iphone do të sjellë risi për evidentimin e problemeve me sytë
Iphone nga viti në vit sjell risi, por këtë herë jo vetëm lehtësira apo më shumë akses në përdorim, por do t...
Rrëfimi i një gruaje mbi të 40-at
Të rritësh flokët në moshën 40-vjeçare dhe t'i kesh ato të gjata, të forta dhe të shëndetshme nuk është diçka e lehtë. Megjithatë, për tre vitet e fundit (aktualisht jam 41), qëllimi im ka qenë të heq stilin bob të gjatë që kam pasur për një kohë të gjatë në favor të flokëve të gjata që nuk i kam pasur as në moshën 15-vjeçare. Jam e vetëdijshme se nuk është një pretendim i vogël të kesh flokët e një adoleshenteje, të gjatë, me shkëlqim dhe me majat e shëndetshme, të trasha.
Sidomos në një fazë të jetës në të cilën flokët, për arsye biologjike, fillojnë të humbasin dendësinë, forcën dhe shpejtësinë e rritjes. Sa herë që kam përshtypjen se nuk po vërej përparim të dukshëm në rritjen e flokëve, më kujtohet ajo që më shpjegoi pak kohë më parë dermatologu David Saceda, specialist i trikologjisë në qendrën mjekësore Pedro Jaén në Madrid.
Nga mosha 16 deri në 35 vjeç, flokët janë në epokën e artë dhe rriten rreth një centimetër në muaj, më theksoi eksperti. Megjithatë, duke filluar nga mosha 35 vjeçare, kjo normë bie në rreth 0,6-0,8 centimetra dhe bie më tej në vetëm gjysmë centimetri nga mosha 50 vjeç e tutje.
Nëse kësaj i shtojmë se skalpi dhe flokët plaken gjashtë herë më shpejt se lëkura, është e qartë se qëllimi i flokëve të gjatë pas moshës 40 vjeçare paraqet një sfidë. E vështirë, sigurisht, por jo e pamundur.
Prerja nuk do të thotë gjithmonë shkurtim
Sa për mua, kam qenë gjithmonë jashtëzakonisht e kujdesshme për kujdesin hidratues dhe rindërtues të flokëve, veçanërisht sepse gjatësitë e mia të theksuara ndikohen nga efektet e dekoloruesit dhe përdorimi i zakonshëm i mjeteve termike. Dhe, siç më shpjegoi farmacistja Helena Rodero, aplikimi i mbrojtësit nga nxehtësia mbron vetëm 50% të dëmtimit. Megjithatë, hezitoja t'i prisja flokët shpesh, sepse, sa herë që i afrohesha teheve të gërshërëve, ndjeja se po tërhiqesha nga qëllimi im për të pasur flokë Rapunzel. Kalova aq shumë kohë pa i prerë saqë, kur më në fund u dorëzova për ta bërë këtë, nuk më mbetej gjë tjetër veçse t'i shkurtoja me 2 ose 3 gishta, duke parë që qëllimi im më ikte pa shpresë. Kjo ishte përpara se të flisja me Maria Baras, drejtoreshën artistike të sallonit Cheska në Madrid, dhe të provonte metodën e saj të prerjes, e cila nuk ndryshon gjatësinë, por është padyshim e shëndetshme nëse bëhet shpesh. Pas kësaj eksperience pozitive, i premtova vetes që t'i nënshtroj rregullisht flokët e mia ndaj këtij lloji të prerjes dhe që atëherë flokët e mi janë jo vetëm më të gjatë, por edhe më të fortë. Me fjalë të tjera: parandalimi është gjithmonë më i mirë se kurimi.
Prerja që heq majat
Prerja që heq majat ndryshon nga prerja tradicionale e fundit të flokëve sepse nuk ndryshon gjatësinë, por, në fakt, heq majat e djegura, për t'i bërë flokët të duken më të trashë dhe më të shëndetshëm. Kjo prerje zakonisht bëhet në flokë të thatë, në flokë të drejtë ose kaçurrela.Nëse dëshironi të mbani flokë të gjatë, është e rëndësishme t'i prisni rregullisht, jo me qëllim për t'i shkurtuar, por për t'i shëruar ato." Natyrisht, kur dëmi është serioz, kjo metodë nuk është e mjaftueshme dhe duhet t'i drejtoheni prerjes tradicionale, por, nëse jeni të qëndrueshëm dhe e ndiqni rregullisht (çdo muaj ose çdo dy muaj), do të jetë një opsion fitues.
Le të hedhim poshtë një mit
Si shumë njerëz të tjerë, unë u rrita duke besuar se prerja e majave i bën flokët të rriteshin më shpejt. Realiteti, shpjegon Baras, është se shkurtimi nuk ndikon në shpejtësinë e rritjes. “Të shkurtosh flokët nuk i bën ata të rriten më shpejt, por i bën majat më të trasha. Prerja sa duhet forcon flokët dhe parandalon rrallimin e tyre. Në fakt, sado që të hidratoni majat dhe të përdorni trajtime rindërtuese dhe riparuese, e vetmja gjë që i riparon ato është prerja, e cila është e nevojshme për të futur forcë në flokë dhe për t'i bërë ato të rriten më të shëndetshme."
Thënë kështu, pasi eksperimentova me këtë prerje dhe pashë që gjatësia mbetet e paprekur, por duket sikur kam më shumë flokë, iu dorëzova rregullit të Baras për të prerë majat. Por vetëm çdo 1-2 muaj. Për mua këtu mori kuptim shprehja "Më pak është më shumë"./Living
Iphone nga viti në vit sjell risi, por këtë herë jo vetëm lehtësira apo më shumë akses në përdorim, por do t...
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i njohur ndryshe si MGK janë ndarë vetëm pak javë pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj....
Në këmbimin e sotëm valutor një euro këmbehet me 98.26 lekë. 1 dollar amerikan këmbehet me 93.27 lekë. Poundi britanik 1...