
Ndahet nga jeta Tony Roberts ylli i Broadway
Tony Roberts, aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Annie Hall” dhe “Serpico”, ka ndërruar jetë në mosh&eu...
Të shumtë janë prindërit që sapo edukatorja u nxjerr fëmijën në derë, e pyesin: "A hëngri fëmija im sot?", "Çfarë hëngri?", "E mbushi barkun mirë?". Kjo pyetje që në pamje të parë duket tejet normale dhe e pafajshme, paralizon te femija aftësinë individuale për t'u realizuar dhe duhet hequr nga leksiku i çdo nëne apo babai. Të paktën këtë na sugjeron Lira Gjika, e cila i ka dedikuar një shkrim kësaj problematike.
Në postimin e publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Gjika shkruan: "Një baba shkoi në kopshtin e djalit dhe takoi edukatoren. Edukatorja sa e pa, filloi t`i thotë shumë fjalë të mira për djalin e tij si për shembull që ishte një djalë i zoti, i mirë dhe që e nderonte. Djali po priste i sigurt reagimin pozitiv të babait, por ky i fundit indiferent ndaj asaj që dëgjoi, u përgjigj se djali i tij, nuk hante dhe prandaj kishte ardhur ta takonte edukatoren, që t`i fliste djalit dhe ta bindte të ushqehej.
Prindër, nëse ju fiksoheni tek e ngrëna e fëmijës, automatikisht i keni kaluar në plan të dytë gjithçka që është njerëzore, dhe keni paralizuar aftësinë individuale të fëmijës për t`u realizuar. I transmetoni fëmijës frikën dhe nënvlerësimin e mundit të tij, për t`u rritur si person dhe që e nderon familjen e tij. Me fiksimin tek ushqyerja, ju ngulitni te fëmija mekanizmat e mbijetesës (pasi ushqimi është i lidhur direkt me mbijetesën) dhe pa dashje, i tregoni fëmijës që njerëzorja dhe përpjekjet e tij nuk janë të rëndësishme. Me kalimin e kohës, ju do të flisni për rëndësinë e mësimit, por atëherë kur duhej, ju nuk e vlerësuat dhe as që ju ra në mend për vlerat e njerëzores".
Tony Roberts, aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Annie Hall” dhe “Serpico”, ka ndërruar jetë në mosh&eu...
Shfaqja e dashur "7 Minuta" me regji nga Driada Dervishi dhe aktoret e famshme Rudina Dembacaj, Paola Kodra, Olta Daku, Zamira Kita, Xhoana Karaj, Anila Bisha...
Partia Demokratike pritet të zhvillojë protestë ditën e sotme dhe në kuadër të këtij organizimi policia ka ndërmarr...