News / 15 Nëntor 2023, 20:06

MET GALA 2024: “Bukuroshet e Fjetura”

MET GALA 2024: “Bukuroshet e Fjetura”

Nga: Kostandin Feshti


“Met Gala” për vite tanimë është shndërruar në “Oskarët” e botës së modës. Gjigantët e industrisë ndezin motorrët për të krijuar veshjet më të bukura në koherencë me tematikën e vendosur nga organizatorët e eventit ( kryesorët duke qenë Vogue, nën drejtimin e Anna Wintour). Eventi është një ngjarje bamirësie që konsiderohet si një mbledhje fondesh për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit. Si traditë, është organizimi që shënon hapjen e ekspozitës vjetore të modës në muzen MET. Vit pas viti, ngjarja mbledh shuma tetëshifrore, me blerje të tavolinave nga shtëpi mode të ndryshme, në të cilat ulen ambasadorët e brandeve (250 000$ për tavolinë – 10 persona), me shitje biletash për personazhe të ndryshëm (30 000$ për biletë individuale), të cilët nuk do të mungonin në eventin më të madh të modës për asgjë në botë dhe me donacione nga institucione të ndryshme suportuese. Si në vitin 2019, ku shuma e mbledhur ishte një rekord i ri për organizimin, plot 15 milionë dollar.

MET GALA 2024: “Bukuroshet e Fjetura”

WWD IMAGE


“MET GALA” e parë është mbajtur në vitin 1948, duke mos patur të njëjtin hov e vëmendje mediatike si sot, por gjithmonë me të njëjtin qëllim. Me kalimin e kohës, nën kujdesin e Diana Vreeland ( kryeredaktore e VOGUE, 1963 – 1971 ), eventi mori përmasat e një mbrëmjeje gala të mirëfilltë, me të ftuar famozë, personalitete nga fusha të ndryshme e tematika vjetore në bazë të ekspozitës, e para e zhvilluar më 1973-shin, e titulluar “The World of Balenciaga”.
E njësoj siç ka ndodhur nga viti 1973 e deri vitin e kaluar, ashtu dhe në 2024-ën personazhet do të kenë kohë plot 6 muaj për të menduar bashkë me dizenjatorët se çfarë performance do të duan të japin në tapetin (aspak) të kuq të shkallëve të Metropolitan-it.
MET GALA 2024: “Bukuroshet e Fjetura”

Getty Images


Tema për vitin pasardhës është mjaft interesante, po aq sa vanitoze e kreative: “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjim i Modës”. E emërtuar si vetë ekspozita, e cila do të ketë pjesë 50 veshje historike të cilat nuk mund të vishen më, si fustani saten për ballo, i krijuar nga Frederick Worth në vitin 1877.

MET GALA 2024: “Bukuroshet e Fjetura”

MET GALA 2024: “Bukuroshet e Fjetura”

MET Images


Thuhet se ekspozita do të ketë një ndërthurrje të madhe me teknologjinë, duke parashtruar mundësitë se si këto veshje mund të riprodhohen pa u dëmtuar versionet origjinale, siç ndodhi vitin e kaluar me fustanin e famshëm të Marilyn Monroe, i cili u vesh nga Kim Kardashian mbrëmjen e MET, e më pas u zbulua se kishte pësuar disa të çara e shqepje në zona të ndryshme

MET GALA 2024: “Bukuroshet e Fjetura”

Max Hollein, CEO i MET, u shpreh kështu lidhur me eventin: "Kjo shfaqje inovative do të shtyjë kufijtë e imagjinatës sonë dhe do të na ftojë të përjetojmë shumë aspekte të një vepre, të mësojmë më shumë për historinë e saj dhe, në fund të fundit, të fitojmë një vlerësim më të thellë të bukurisë që posedon.”
"Moda është një nga format artistike më emocionale për shkak të lidhjes së saj me trupin," shton Andrew Bolton, Wendy Yu, kuratorë përgjegjës të Institutit të Kostumeve. “Është e mbushur me kujtime dhe emocione, dhe ne lidhemi shumë me të nëpërmjet shqisave tona. Një gjë që shpresoj që kjo shfaqje të aktivizojë është vlerësimi sensual i modës.”
Vetë ekspozita është vendosur të hapet për publikun një ditë pas Met Gala-së, e cila do të zgjasë deri më 2 shtator, 2024.

Horoskop