News / 16 Nëntor 2023, 13:43

As kufijtë nuk ia ndalën dashurinë për radion, Ledja Canaj, sot një sipërmarrëse e suksesshme në Bruksel

As kufijtë nuk ia ndalën dashurinë për radion, Ledja Canaj,

Ledja Canaj, gazetarja shqiptare që e zhvilloi profesionin e saj përtej kufijve të Shqipërisë, duke u bërë edhe një sipërmarrëse e suksesshme në Bruksel, ishte e ftuar tek emisioni i pasdites me Rudina Magjistarin.

Canaj, duke treguar për fillimet e jetesës jashtë vendit, ka zbuluar se së paku dy vitet e para kanë qenë tepër të vështira për të dhe vajzën e saj. Një strehë të sigurt për të jetuar fillimisht, nuk e gjeti, por i është dashur të ndajë privatësinë me shtetas të huaj, që sot janë bërë bashkëudhëtarët e saj.

Ledja sot është themeluese e ‘Shqip-ville’, në një nga ndërtesat historike të sheshit në Bruksel e kthyer në një shtëpizë pritjeje që nga zejtaria, industria, gastronomia, folklori, etj., që bën bashkë të gjithë komunitetin shqiptar atje: “Prej 7 vitesh në Bruksel, viti i parë ka qenë i vështirë. Unë isha një gazetare shqiptare që shkova dhe shikoja kampet e refugjatëve në vend të parë. Dhe kam kuptuar, që ne shumë informacione i japim kot, kam gjykuar veten, cilësinë e punëve tona, që i bëjmë sa për të thënë që u bënë, jo substancë, jo realisht informacion. Kjo eksperiencë jete të bën të kuptosh që t’i japësh gjërave më shumë kuptim, të bën të thuash, ‘prit sepse këtu ka disa mekanizma që mungojnë’. Kjo periudhë zgjati një vit në kamp, në një ambient 20 m2, rreth 12 veta. Ka qenë fluksi i 2016-ës që ka ceduar në të gjithë Europën, kam qenë me vajzën. Dhe një vit më pas kam ndarë banesën me një kuzhinë të përbashkët, me një shtetase të Afrikës e cila ishte me dy fëmijët e saj të mitur.”

“Qëllimi im ishte që vajzës t’i tregoja, që bota është më e madhe, situata të tilla janë të përkohshme, por t’i nxjerrim atyre më të mirën. Më është dashur të motivoja veten. Por e kam mbajtur veten çdo ditë të angazhuar. Unë shkruaja çdo ditë në kamp, bëja intervista azilantëve të ndryshëm etj. Doja t’ i njihja këta njerëz, sepse do bëheshin bashkudhëtarët e mi. Më pas punët erdhën njëra pas tjetrës, po ashtu dhe radio. Kur ika në Bruksel isha Ledja, një grua e divorcuar me një fëmijë, bjonde dhe shqiptare. Një steriotip që paragjykohet. Por ama ne vijmë nga një terren interesant dhe duam ta tregojmë me vepra atë që duam të jemi”, shtoi Ledja Canaj.

Në lidhje me iniciativën e saj të bujshme dhe vërtetë për t’u përgëzuar, ‘Shqip- Ville’, Canaj theksoi: “ Është një ndërtesë historike e sheshit në Brukselit, e kthyer në një shtëpizë pritjeje që nga zejtaria, industria, gastronomia, folklori, etj., që bën bashkë të gjithë komunitetin shqiptar atje. Aty ka promovime të artistëve internacional, ka degustime vere pothuajse çdo dy javë, kantinat janë gjithmonë shqiptare. Ka produkte artizanale shqiptare, workshop-e etj.

Horoskop