Modë / 16 Nëntor 2023, 16:33

"Çmendet" Balenciaga, nxjerr në treg fundin peshqir për çmimin 925 dollarë

"Çmendet" Balenciaga, nxjerr në treg fundin peshqir

Keni kohë që mendoni të blini një fund, por jeni në mëdyshje ç’të zgjidhni? Balenciaga ju vjen në ndihmë me modelin e mëposhtëm, i cili po i bën të gjithë të flasin për të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Balenciaga (@balenciaga)

E dimë ç’po ju kalon në mendje, por s’është shaka. Shtëpia e famshme spanjolle e modës godet sërish në shenjë dhe bën atë që di të bëjë më së miri: të shokojë dhe zemërojë blerësit, që kanë shpëthyer menjëherë në rrjete sociale pasi kanë parë këtë disenjo.

Fundi peshqir i përbërë prej peshqiri të vërtetë, me dy butona dhe një rrip pëlhure shtesë brenda, është pjesë e koleksionit pranverë-verë 2024 dhe mund ta bëni tuajin për 925 dollarë. Ai vjen në dy ngjyra:  gri e  bezhë,  dhe  mund të vishet nga djemtë  e vajzat, në përditshmëri apo mbrëmje festive.

"Çmendet" Balenciaga, nxjerr në treg fundin peshqir

Kjo nuk është herë e parë që drejtori kreativ i Balenciaga-s provokon publikun me koleksionet e tij. Vitin e kaluar 42-vjeçari gjeorgjian nxorri në shitje një palë atlete të shkatërruara për vetëm 1,850 dollarë.

"Çmendet" Balenciaga, nxjerr në treg fundin peshqir

Pa harruar çantën e famshme e ngjashme me qesen e plehrave, çantën legjendare Frakta të IKEA-s apo bluzën me printin DHL, gjatë debutimit të tij me linjën “Vetements”.

"Çmendet" Balenciaga, nxjerr në treg fundin peshqir

"Çmendet" Balenciaga, nxjerr në treg fundin peshqir

"Çmendet" Balenciaga, nxjerr në treg fundin peshqir

I pyetur për këto zgjedhje aspak konvencionale, ai do të deklaronte për gazetën prestigjioze të modës WWD: "Nuk mund të humbisja mundësinë për të bërë qesen e plehrave apo trastën IKEA më të shtrenjtat në botë, sepse kujt nuk i pëlqen një skandal mode?"

Por Demna nuk ishte i vetmi që evoluoi të zakonshmen në të jashtëzakonshme. Shtëpitë luksoze të modës si Gucci në kohën e Alessandro Michele-s, Moschino në periudhën e Franco Moschino-s apo Louis Vuitton në kohën e Virgil Abloh  gjithashtu kanë përqafuar këtë lloj ironie.

Disenjo të tilla njihen me emrin Kitsch, i cili përdoret për të përshkruar komoditetin, ose artin që merr frymëzim nga kultura pop. Megjithatë, ky term mori një kuptim të ri në mesin e deri në fund të shekullit të 20-të, duke u identifikuar si nocioni i "shijes së keqe".

Horoskop