
"Nuk kam mbaruar së jetuari", aktorja e famshme bën rrëfimin prekës: "Kanceri po më përhapet nëpër kocka, por nuk dua të vdes"
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
E gjelbra, e njohur ndryshe si ngjyra e shpresës, konfirmohet edhe një herë për këtë sezon si një nga nuancat më trendi.
Nga ngjyra Matcha për makeup tek manikyri si ngjyra e likerit, jeshilja bëhet protagoniste e grimit të sezonit, duke u përshtatur në një stil elegant dhe në mënyrë magjepsëse nga look-u tek thonjtë.
Grimi i gjelbër, trendi i ri i bukurisë për dimrin 2023-24
Me 2.3 milionë shikime në TikTok, “Matcha latte makeup” është ndër trendet e bukurisë të sezonit. Grimi është frymëzuar nga nuancat gustuese të pijes së famshme japoneze, e cila frymëzon pamjen e syve me nuanca delikate jeshile. Nuanca e jeshiles është me një dekorim metalik të pigmentuar, shkëlqyes dhe mat.
@sephoraitalia #matchalattemakeup ????? Sì grazie! @michelleriicci #matchalattetutorial #makeuplook #makeuptrend #rabannemakeup ♬ suono originale - Sephora Italia
Buzëkuq jeshil: për buzët punk-chic
Për dimrin 2023/24 buzët janë të ngjyrosura me ngjyra ekstra të errëta. Ndër tendencat e stinës, protagonist është buzëkuqi i zi, i cili braktis imazhin “Goth Lady” dhe merr një rol të ri, elegant dhe shik. Krahas saj, ka edhe nuanca intensive të së gjelbrës së pyllit, me një joshje provokuese dhe padyshim të re.
Veçanërisht magjepsës për nuancat më të errëta të lëkurës, buzëkuqi jeshil është tashmë një trend në rrjetet sociale.
Ngjyra jeshile e pyllit, e ullirit dhe e likerit Chartreuse: manikyri fokusohet gjithashtu tek jeshilja
Së fundi, jeshilja pushton edhe botën e artit të thonjve, me ngjyrat e manikyrit që variojnë nga jeshilja e pyllit deri tek Chartreuse, një nuancë e veçantë acidike e frymëzuar nga likeri francez me të njëjtin emër. Në fakt, këtë trend nuk e diktojnë askush tjetër veçse Hailey Bieber dhe Selena Gomez, të cilat në raste të ndryshme kanë treguar një manikyr në nuancat e gjelbërta.
Prandaj, për dimrin 2023/24 ne gjejmë nuanca të frymëzuara nga natyra midis manikyrave të thonjve, të tilla si kafe, jeshile dhe terrakote që ngjallin gjethin dhe peizazhet e vjeshtës.
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
3,2, 1… Tirana zyrtarisht ka hyrë në periudhën më të bukur të vitit! Kthyer tashmë në traditë, sheshi &ls...
Dashi: Për një shenjë të zodiakut të prirur për t’u angazhuar me shumë gjëra njëherazi, dhe mbi të gji...